Klani i skandalit të Aeroportit të Vlorës vazhdon të përleshet publikisht me akuza të ndërsjellta për vjedhje dhe plaçkitje ndaj njëri tjetrit. Behgjet Pacolli ka akuzuar sërish ish krahun e djathtë, Valon Lluka, për abuzim dhe keqpërdorim të detyrës gjatë kohës që drejtonte disa nga kompanitë e tij.
Biznesmeni nga Kosova ka bërë publik një vendim të gjykatës së Abu Dabit, e cila sipas tij ka urdhëruar Llukën që t’i kthejë 1.7 milionë euro të vjedhura kompanisë Mabetex.
“Në vitin 2025 ky Valon Lluka, nga kompanitë e Grupit Mabetex kishte bërë pagesa prej rreth 1.600.000 eurosh në kompaninë Alhami në Abu Dhabi, mbi bazën e faturave për shërbime që nuk kishin ndodhur. Gjykata në Abu Dhabi mbasi verifikoi së Valon Lluka kishte bërë pagesa me faktura fiktive, ne fillim të Gushtit 2026 shpalli Aktvendimin dënues duke urdhëruar kthimin e këtyre mjeteve në favor të Grupit Mabetex,” shkroi Pacolli në profilin e tij në facebook duke publikuar dhe një foto nga vendimi i gjykatës në arabisht.
