Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E hënë, 24 Gusht 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Sport»Topi i “Dorës së Zotit” të Maradonës shitet për 3.35 milionë dollarë

Topi i “Dorës së Zotit” të Maradonës shitet për 3.35 milionë dollarë

0
Nga e-Post.al në 24/08/2026 Sport
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Topi me të cilin Diego Armando Maradona shënoi dy prej golave më të famshëm në historinë e futbollit, përfshirë të ashtuquajturën “Dora e Zotit” kundër Anglisë në Kupën e Botës 1986, është shitur në ankand për 3.35 milionë dollarë.

Bëhet fjalë për topin Adidas Azteca të përdorur në çerekfinalen e Botërorit të Meksikës, më 22 qershor 1986, kur Argjentina mundi Anglinë 2-1 dhe Maradona realizoi, brenda vetëm pak minutash, dy gola që mbetën në historinë e këtij sporti.

Sipas shtëpisë së ankandeve Heritage Auctions në Dallas, ekspertët e kanë identifikuar topin duke e krahasuar me fotografitë e realizuara gjatë ndeshjes. Ai u shit të shtunën për 3.35 milionë dollarë, një shumë e konsiderueshme, por shumë më e ulët se vlerësimi prej të paktën 10 milionë dollarësh që ishte bërë përpara ankandit.

Goli i parë i Maradonës në atë ndeshje u shënua në minutën e 51-të. Kapiteni argjentinas u ngrit në ajër përballë portierit anglez Peter Shilton dhe e dërgoi topin në rrjetë duke e prekur me dorën e majtë, një ndërhyrje që nuk u konstatua nga gjyqtarët dhe goli u konsiderua i rregullt.

Pas ndeshjes, Maradona do të thoshte se goli ishte shënuar “pak me kokën e Maradonës dhe pak me dorën e Zotit”, duke i dhënë episodit emrin me të cilin vazhdon të njihet edhe katër dekada më vonë.

Vetëm katër minuta pas atij momenti kontrovers, Maradona realizoi një gol tjetër. Ai mori topin në gjysmën e fushës së Argjentinës, kaloi pesë futbollistë anglezë dhe më pas portierin Shilton, përpara se ta dërgonte topin në rrjetë. Aksioni u votua më vonë si “Goli i Shekullit” në historinë e Kupës së Botës.

Argjentina fitoi 2-1 dhe vazhdoi rrugën drejt titullit botëror, ndërsa ajo ndeshje u shndërrua në një prej kapitujve më të njohur të karrierës së Maradonës.

Topi kishte qëndruar për 36 vjet në pronësi të gjyqtarit tunizian Ali Bin Nasser, i cili drejtoi ndeshjen Argjentinë-Angli. Në vitin 2022 ai u shit në një ankand në Londër për 2 milionë paund, rreth 2.37 milionë dollarë, ndërsa shitja e fundit e ka çuar vlerën e tij në 3.35 milionë dollarë.

Megjithatë, topi nuk është objekti më i shtrenjtë i lidhur me atë ndeshje. Fanella që Maradona veshi kundër Anglisë u shit në vitin 2022 për afro 9.3 milionë dollarë.

Edhe rekordi për topin më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në një ankand sportiv mbetet më i lartë. Topi i goditjes së 50-të “home run” të yllit të bejsbollit Shohei Ohtani në sezonin historik të vitit 2024 u shit për 4.392 milionë dollarë.

Ndërsa rekordi absolut për një objekt sportiv në ankand mbahet nga fanella e New York Yankees që Babe Ruth veshi gjatë ndeshjes së tretë të World Series të vitit 1932. Heritage Auctions e shiti atë në vitin 2024 për 24.12 milionë dollarë.

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraOperacionalja e burgjeve hyn në Fushë Krujë, i kapet telefon Ramazan Rrajës
Artikulli Pas Prostitucioni reklamohet hapur në Tiranë: Oferta seksuale me çmime dhe adresa në TikTok

Të ngjashme

Rodri zbarkon te Barcelona, spanjolli do të mbajë numrin 16, synon historinë

20/08/2026

I jepet lamtumira e fundit babait të Lionel Messit, pamje nga funeral

09/08/2026

Mario Mitaj firmos me ekipin e Serisë A

31/07/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Vrau mamanë dhe plagosi babanë, kapet autori (FOTO)

24/08/2026

Hyn në fuqi ligji i ri i Policisë: Drejtorët dhe shefat pa garë, kryepolici mbetet te blutë pas mandatit

24/08/2026

E rëndë në Lushnjë/ 45-vjeçari me probleme mendore vret nënën dhe plagos rëndë të atin dhe merr arratinë

24/08/2026

FOTO/ Ja kush janë babë e bir që u ekzekutuan në Dukagjin…

24/08/2026

Blendi Gonxhja “braktis” Ramen, prej ditesh zhvillon takime ne Libi

24/08/2026
Më të lexuarat

Nuk ishte në detyrë, por u kthye në shpëtimtar: Ushtaraku i Farkës shpëton dy turiste në Jal

21/08/2026

I fshehur në bagazhin e shtetasve turq dhe i larë në gjak/ Çfarë e tradhtoi hasjanin që vrau turistin francez, policia e kapi prej… (VIDEO)

18/08/2026

“Takohu me shefin se do kesh nevojë”/ Biznesmeni denoncon presionin: “Më erdhën 40 forca speciale në fabrikë”

20/08/2026

“I preka ndërtimet, Vangjel Tavo kërkoi largimin tim”, Petani me deklaratë të fortë para hetuesve

19/08/2026

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

18/08/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?