Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E hënë, 24 Gusht 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Aktualitet»Prostitucioni reklamohet hapur në Tiranë: Oferta seksuale me çmime dhe adresa në TikTok

Prostitucioni reklamohet hapur në Tiranë: Oferta seksuale me çmime dhe adresa në TikTok

0
Nga e-Post.al në 24/08/2026 Aktualitet, Investigim, Kronikë, Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Prostitucioni në Tiranë nuk po fshihet më në rrugica, lokale nate apo pas kontakteve të koduara. Tashmë reklamohet hapur në TikTok, në video që mund t’i dalin përpara kujtdo që përdor platformën, përfshirë të miturve.

Kush i sjell dhe kush i organizon?

Këto vajza dhe gra nuk bien me parashutë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Vijnë nga vende të tjera, kalojnë nga pika kufitare, qëndrojnë këtu, marrin apartamente dhe pastaj shfaqen në TikTok apo rrjete të tjera me video, oferta, tarifa dhe mënyra kontakti.

A vijnë vetë dhe punojnë për llogari të tyre? Apo ka njerëz që i sjellin, u gjejnë apartamentet, u hapin profilet, u sigurojnë klientët dhe marrin pjesën e tyre? I marrin në mbrojtje ndaj shtetit dhe rrugës?

Profile me gra të huaja publikojnë oferta për shërbime seksuale, japin çmimet dhe tregojnë hapur zonat apo adresat ku mund të gjenden në Tiranë. Tarifat e reklamuara variojnë afërsisht nga 5 mijë deri në 10 mijë lekë të rinj për një orë. Pra, nuk kemi më vetëm “dyshime” se çfarë ofrohet: tashmë kemi reklamim publik të një aktiviteti që legjislacioni penal shqiptar e trajton si të paligjshëm.

Të dhënat dhe organizimi tregojnë më shumë se këto “modele” nuk janë disa vajza që thjesht ushtrojnë prostitucion, por janë pjesë e një strukture të organizuar që, me sa shihet, vepron hapur, sepse nuk duket të jetë ndonjë rrjet i fshehur që duhet infiltruar me muaj për ta zbuluar.

Reklamat online janë aty, çdo çast dhe në telefonin e kujtdo. Ato prezantojnë “modelet”, të cilat shfaqen pa droje, me fytyrë, oferta, çmime, zona ku ndodhen dhe kontakte.

Nëse i gjen një qytetar apo adoleshent duke “lundruar” në TikTok, është e vështirë të besohet se nuk mund t’i gjejë Policia e Shtetit që rend gjithë kohën pas krimit dhe paligjshmërisë.

Ajo s’mund të jetë kaq “sylidhur” sa të mos shohë një aktivitet online publik që reklamohet ditën për diell. Ajo s’mund të fshihet e të mos kontrollojë “biznesin” e ri që sjellin modelet e huaja në Shqipëri duke mos kontrolluar: kush ua ka dhënë apartamentet, kush paguan qiratë, me çfarë dokumentesh qëndrojnë në Shqipëri, kush administron kontaktet dhe paratë dhe, më e rëndësishmja, nëse ato po shfrytëzohen nga eksponentë të krimit apo organizatave kriminale.

Policia nuk ka nevojë për teknika speciale në këtë rast, por vetëm për një telefon të lidhur në rrjet dhe sy që të shikojë se si zhvillohet hapur dhe pa asnjë drojë industria e seksit në Shqipëri.

https://e-post.al/wp-content/uploads/2026/08/c54ca09062a546c1205c7bd7c8f135bd.mp4
Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraTopi i “Dorës së Zotit” të Maradonës shitet për 3.35 milionë dollarë
Artikulli Pas India dhe Filipinet në krye: Shqipëria po mbushet me punonjës të huaj

Të ngjashme

Vrau mamanë dhe plagosi babanë, kapet autori (FOTO)

24/08/2026

Hyn në fuqi ligji i ri i Policisë: Drejtorët dhe shefat pa garë, kryepolici mbetet te blutë pas mandatit

24/08/2026

E rëndë në Lushnjë/ 45-vjeçari me probleme mendore vret nënën dhe plagos rëndë të atin dhe merr arratinë

24/08/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Vrau mamanë dhe plagosi babanë, kapet autori (FOTO)

24/08/2026

Hyn në fuqi ligji i ri i Policisë: Drejtorët dhe shefat pa garë, kryepolici mbetet te blutë pas mandatit

24/08/2026

E rëndë në Lushnjë/ 45-vjeçari me probleme mendore vret nënën dhe plagos rëndë të atin dhe merr arratinë

24/08/2026

FOTO/ Ja kush janë babë e bir që u ekzekutuan në Dukagjin…

24/08/2026

Blendi Gonxhja “braktis” Ramen, prej ditesh zhvillon takime ne Libi

24/08/2026
Më të lexuarat

Nuk ishte në detyrë, por u kthye në shpëtimtar: Ushtaraku i Farkës shpëton dy turiste në Jal

21/08/2026

I fshehur në bagazhin e shtetasve turq dhe i larë në gjak/ Çfarë e tradhtoi hasjanin që vrau turistin francez, policia e kapi prej… (VIDEO)

18/08/2026

“Takohu me shefin se do kesh nevojë”/ Biznesmeni denoncon presionin: “Më erdhën 40 forca speciale në fabrikë”

20/08/2026

“I preka ndërtimet, Vangjel Tavo kërkoi largimin tim”, Petani me deklaratë të fortë para hetuesve

19/08/2026

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

18/08/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?