Të shtëna me armë zjarri kanë alarmuar mbrëmjen e kësaj të shtune zonën e “Hamallës së Dedës”, pranë fshatit Qafë T’Mugu në Qelëz të Pukës.
Sipas burimeve policore, një skuadër po monitoronte një parcelë të dyshuar për kultivim kanabisi, kur efektivët dyshohet se janë pikasur nga personat që merreshin me kultivimin e drogës.
Në zonë është nisur edhe një grup i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë nga Shkodra, ndërsa kontrollet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.
