Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E hënë, 24 Gusht 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Kronikë»DETAJE/ Vrau francezin dhe e la në shezlongët e plazhit, e shkuara e errët e Sokrat Vatës në Angli

DETAJE/ Vrau francezin dhe e la në shezlongët e plazhit, e shkuara e errët e Sokrat Vatës në Angli

0
Nga e-Post.al në 18/08/2026 Kronikë, Aktualitet
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Detaje të reja janë bërë publike për 29-vjeçarin Sokrat Vata, i dyshuar nga Policia shqiptare për vrasjen me thikë të një shtetasi francez në Ksamil. Francezi i identifikuar si Miguel Mendes rreth 20 vjeç, u gjet pa shenja jete rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, përpara një lokali në Ksamil. Sipas të dhënave paraprake të Policisë, ai dyshohet se u godit me mjet prerës pas një konflikti për motive të dobëta.

Vata, i cili dyshohet se u largua menjëherë pas ngjarjes, rezulton të ketë pasur probleme të mëparshme me drejtësinë në Angli.  Në vitin 2023, ai ishte shpallur fajtor në Angli për posedim të një arme sulmuese, konkretisht një perforues metalik për grusht, si dhe për posedim të kokainës dhe drejtim automjeti pa siguracion.

Ngjarja e parë në Kent

Më 13 prill 2024, në Kent, Vata dyshohet se po drejtonte një automjet të klonuar, i cili u përmbys pasi ai nuk iu bind urdhrit të policisë për t’u ndaluar në autostradën A20, në East Malling. Ai arriti të largohej dhe nuk u kap në atë moment. Megjithatë, gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti disa qese me kokainë dhe targa automjetesh.

17 ditë më pas, ndjekje policore në Cambridge

Më 30 prill 2024, vetëm 17 ditë pas incidentit në Kent, Vata u përfshi në një tjetër ndjekje me policinë, këtë herë në Cambridge. Policia ishte njoftuar se një Toyota RAV4 gri, e raportuar e vjedhur, po qarkullonte në qytet. Patrullat e Njësisë së Policisë Rrugore të Cambridgeshire e lokalizuan automjetin në Catherine Road.

Kur oficerët tentuan të komunikonin me Vatën, i cili ishte në drejtim të makinës, ai hipi në bordurë dhe u largua me shpejtësi. Pak më vonë, ai ndaloi për të zbritur një pasagjer dhe më pas vazhdoi drejt Clara Rackham Road. Atje, Vata braktisi automjetin dhe u largua me vrap, ndërsa dyshohet se hodhi një pako me kokainë në një shkurre.

Pas kontrolleve, policia e gjeti të fshehur në kopshtin e pasmë të një banese. Në momentin e arrestimit, ai kishte me vete 560 paund. Gjithashtu, oficerët gjetën targa automjetesh në makinën që ai drejtonte. Vata rezultoi pozitiv edhe për drejtim automjeti nën efektin e drogës.

Tashmë, emri i 29-vjeçarit është rikthyer në vëmendje pas ngjarjes së rëndë në Ksamil, ku ai dyshohet se goditi për vdekje me thikë shtetasin francez Miguel Mendes. Policia vijon kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraE RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital
Artikulli Pas “Refiti më vuri 3 kushte, më tha do ju shuaj si fis” zbardhet dëshmia e Rozalinda Plakës

Të ngjashme

Vrau mamanë dhe plagosi babanë, kapet autori (FOTO)

24/08/2026

Hyn në fuqi ligji i ri i Policisë: Drejtorët dhe shefat pa garë, kryepolici mbetet te blutë pas mandatit

24/08/2026

E rëndë në Lushnjë/ 45-vjeçari me probleme mendore vret nënën dhe plagos rëndë të atin dhe merr arratinë

24/08/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Vrau mamanë dhe plagosi babanë, kapet autori (FOTO)

24/08/2026

Hyn në fuqi ligji i ri i Policisë: Drejtorët dhe shefat pa garë, kryepolici mbetet te blutë pas mandatit

24/08/2026

E rëndë në Lushnjë/ 45-vjeçari me probleme mendore vret nënën dhe plagos rëndë të atin dhe merr arratinë

24/08/2026

FOTO/ Ja kush janë babë e bir që u ekzekutuan në Dukagjin…

24/08/2026

Blendi Gonxhja “braktis” Ramen, prej ditesh zhvillon takime ne Libi

24/08/2026
Më të lexuarat

Nuk ishte në detyrë, por u kthye në shpëtimtar: Ushtaraku i Farkës shpëton dy turiste në Jal

21/08/2026

I fshehur në bagazhin e shtetasve turq dhe i larë në gjak/ Çfarë e tradhtoi hasjanin që vrau turistin francez, policia e kapi prej… (VIDEO)

18/08/2026

“Takohu me shefin se do kesh nevojë”/ Biznesmeni denoncon presionin: “Më erdhën 40 forca speciale në fabrikë”

20/08/2026

“I preka ndërtimet, Vangjel Tavo kërkoi largimin tim”, Petani me deklaratë të fortë para hetuesve

19/08/2026

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

18/08/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?