Në një natë të tensionuar në Sarandë, kur situata rrezikonte të dilte plotësisht jashtë kontrollit, shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, nuk qëndroi pasiv.
Ai ndërhyri personalisht për të ndarë palët dhe për të ndalur përshkallëzimin e konfliktit pranë “Orange Club”. Një ndërhyrje që, sipas raportimeve, i kushtoi edhe fizikisht, pasi Bakalli dyshohet se u godit gjatë përplasjes dhe më pas u paraqit në spital me dëmtime në fytyrë dhe trup.
Në një moment kur tensioni ishte në kulm, ai zgjodhi të ishte në terren, mes palëve dhe në përballje, duke vënë veten përpara rrezikut për të rikthyer situatën nën kontroll.
Pavarësisht rrethanave që ende po hetohen, ajo që bie në sy është ndërhyrja e drejtuesit të Krimeve në një situatë të vështirë, ku përballja fizike nuk u kursye as ndaj uniformës së policisë.
Një ngjarje që tregon edhe një herë se puna e uniformës nuk është vetëm zyrë dhe dokumente, por shpesh kërkon guxim, ndërhyrje dhe përballje në terren, edhe kur rreziku është personal.
