Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E enjte, 17 Shtator 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Kreu»Aktualitet»Trafiku i drogës, korrupsioni dhe projekti i Kushner, seancë dëgjimore në Kongresin amerikan, DASH mbështet SPAK

Trafiku i drogës, korrupsioni dhe projekti i Kushner, seancë dëgjimore në Kongresin amerikan, DASH mbështet SPAK

0
Nga e-Post.al në 16/09/2026 Aktualitet, Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Shqipëria është përmendur në një senacë të zhvilluar në Kongresin amerikan, ku në fokus kanë qenë lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve, integriteti i zgjedhjeve, korrupsioni dhe zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë seancës, kongresmeni republikan Joe Wilson ngriti çështjen e situatës në Shqipëri, duke iu referuar raportimeve për ndikimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe çështjeve të integritetit zgjedhor. Wilson pyeti administratën amerikane se çfarë po bën përballë trafikut të narkotikëve dhe rrjeteve kriminale që veprojnë në Shqipëri.

Në përgjigje, Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Lawton, theksoi se Shtetet e Bashkuara vijojnë bashkëpunimin me qeverinë shqiptare në luftën kundër organizatave kriminale transnacionale.

“Shtetet e Bashkuara po vijojnë që të punojnë me qeverinë shqiptare për të luftuar organizatat kriminale transnacionale që veprojnë atje”, u shpreh Lawton.

Ai nënvizoi gjithashtu dimensionin ndërkombëtar të këtyre organizatave, duke theksuar se ato kanë lidhje me kartele kriminale në Hemisferën Perëndimore.

Një vlerësim i veçantë në përgjigjen e zyrtarit amerikan iu dha Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, e cila, sipas tij, ka treguar efektivitet në trajtimin e disa prej çështjeve që u ngritën gjatë senacës.

“Kemi konstatuar se struktura e posaçme për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar SPAK ka qenë relativisht efektive në trajtimin e disa prej çështjeve që ju ngritët”, deklaroi Lawton.

Në vijim, zyrtari amerikan e vendosi zhvillimin e Shqipërisë në një perspektivë më të gjerë historike, duke kujtuar transformimin e vendit pas rënies së komunizmit.

“Për mua është frymëzuese të shohim që shteti më komunist gjatë Luftës së Ftohtë tani është i lirë, ndaj ne duam që Shqipëria të ketë sukses”, tha ai.

Gjatë senacës, Shqipëria u përmend edhe në kontekstin e diskutimeve për investimet dhe marrëveshjet e pasurive të paluajtshme në Ballkanin Perëndimor.

Kongresmeni demokrat Bill Keating ngriti shqetësime mbi atë që e përshkroi si përdorim të lidhjeve politike me administratën amerikane për ndjekjen e marrëveshjeve të biznesit në rajon. Në deklaratën e tij, Keating përmendi edhe Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit Donald Trump, duke thënë se, ndërsa ai është angazhuar në çështje ndërkombëtare, ka ndjekur paralelisht projekte të rëndësishme të pasurive të paluajtshme në Serbi dhe Shqipëri.

Diskutimi në Kongres vjen në një kohë kur Shqipëria mbetet një prej vendeve të Ballkanit Perëndimor ku lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe forcimi i institucioneve të drejtësisë janë pjesë qendrore e procesit të integrimit europian.

Në këtë kontekst, deklarata e zyrtarit të Departamentit amerikan të Shtetit për efektivitetin e SPAK përbën një element të rëndësishëm të qëndrimit amerikan ndaj institucioneve shqiptare të drejtësisë dhe bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar transnacional.

“Fatkeqësisht, ndërsa administrata Trump publikisht mbron stabilitetin rajonal, njerëz të lidhur politikisht, aktorë të jashtëm dhe miq të Presidentit po përdorin lidhjet e tyre me Shtëpinë e Bardhë për të ndjekur marrëveshje korruptive në Ballkanin Perëndimor, duke pasuruar veten dhe duke minuar sigurinë e SHBA-së. Dy shembuj të rëndësishëm lidhen me dhëndrin e Presidentit, Jared Kushner. Ndërsa Presidenti Trump e ka ngarkuar Kushnerin të negociojë globalisht me vende, përfshirë Rusinë dhe Ukrainën, ai ka ndjekur marrëveshje miliarda dollarëshe në pasuri të paluajtshme, fillimisht në Serbi dhe tani në Shqipëri”, tha Keating.

Pyetje: Kongresmeni republikan Joe Wilson

Ne mund të luajmë një rol në monitorimin dhe promovimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Për më tepër, është raportuar se korrupsioni, krimi i organizuar dhe integriteti zgjedhor në Shqipëri po ndikohen nga qeveria e Edi Ramës, e cila, në fakt, po nxit krijimin e një rrjeti të trafikut të narkotikëve. Ndër vite, Shtetet e Bashkuara kanë qenë vërtet të suksesshme në bashkëpunimin me autoritetet kundër krimit dhe trafikut të organizuar të drogës për ta trajtuar këtë çështje. Çfarë po bën administrata në përgjigje të trafikut të narkotikëve në Shqipëri? 

Përgjigjia: Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit,  Daniel Lawton

Kongresmen Wilson, ju falënderoj gjithashtu për këtë pyetje të rëndësishme. Mund t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara po vijojnë që të punojnë me qeverinë shqiptare për të luftuar organizatat kriminale transnacionale që veprojnë atje. 
Këto organizata kanë lidhje ndërkombëtare me kartelet këtu në Hemisferën Perëndimore. Në veçanti, kemi konstatuar se struktura e posaçme për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar SPAK ka qenë relativisht efektive në trajtimin e disa prej çështjeve që ju ngritët. Për mua është frymëzuese të shohim që shteti më komunist gjatë Luftës së Ftohtë tani është i lirë, ndaj ne duam që Shqipëria të ketë sukses.

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraDaja i saj plagosi me drapër ish-vjehrrin, reagon për herë të parë Zegjine Çaushi: Kur i takova, u thashë që…
Artikulli Pas Lot dhe pikëllim në sheshin “Skënderbeu” pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Të ngjashme

Protestuesit në Tiranë solidarizohen me ish-krerët e UÇK-së pas dënimit në Hagë

16/09/2026

Shteti i Ramës, bën zv.ministër Ekonomie një shahist nga Durrësi

16/09/2026

Kronika e Top Channel: Kur Rama shkonte me helikopter në Kosovë për të kërkuar ngritjen e gjykatës që dënoi Thaçin

16/09/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Protestuesit në Tiranë solidarizohen me ish-krerët e UÇK-së pas dënimit në Hagë

16/09/2026

Shteti i Ramës, bën zv.ministër Ekonomie një shahist nga Durrësi

16/09/2026

Kronika e Top Channel: Kur Rama shkonte me helikopter në Kosovë për të kërkuar ngritjen e gjykatës që dënoi Thaçin

16/09/2026

Arrestohet Eno Agasi, kushëri i Ergys Agasit

16/09/2026

Plas sherri brenda Spitalit Memorial/ Punonjësi ndjek dhe godet me thikë mjekun që mjekoi Nuredin Dumanin

16/09/2026
Më të lexuarat

“Mund të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm”, policia greke në këmbë pas arratisjes së Alket Rizait

15/09/2026

Ndryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit

13/09/2026

Benet Beci i dha tender Besnik Leskajt pasi Leskaj i mori në punë të birin. Postet në administratë të djalit të kryebashkiakut të Shkodrës

13/09/2026

Plas sherri brenda Spitalit Memorial/ Punonjësi ndjek dhe godet me thikë mjekun që mjekoi Nuredin Dumanin

16/09/2026

Daja i Zegjine Çaushit e rrëmbeu dhe e dhunoi, 34-vjeçarja: Deputetja ishte në dijeni, i erdhi në shtëpi dhe tha…

15/09/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?