Arrest në burg”, ndërsa 14 persona të tjerë janë shpallur në kërkim, në kuadër të goditjes së shpërndarjes së lëndëve narkotike, veçanërisht në afërsi të institucioneve arsimore.
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka vlerësuar operacionin e zhvilluar nga Policia e Shtetit, duke theksuar bashkëpunimin me Prokurorinë, hetimin profesional dhe përdorimin e metodave speciale të hetimit.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Demo e cilësoi operacionin si një rezultat të bashkëpunimit mes institucioneve.
“Shkollat e pastra”, një operacion i suksesshëm, falë bashkëpunimit me Prokurorinë, hetimit profesional dhe përdorimit të metodave speciale”, shkroi ministri.
Demo theksoi se goditja e shpërndarjes së lëndëve narkotike, veçanërisht pranë shkollave, mbetet një nga prioritetet e Policisë së Shtetit në Tiranë dhe në të gjithë vendin.
“Në çdo shkollë, në çdo qytet, në çdo cep të Shqipërisë, Policia e Shtetit do të jetë aty për të garantuar sigurinë e fëmijëve tanë”, u shpreh ministri i Punëve të Brendshme.
Operacioni “Shkollat e pastra” u finalizua pas një hetimi disa mujor dhe synon goditjen e grupeve që dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike pranë institucioneve arsimore dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.
