Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila është paraqitur në ambientet e SPAK-ut, ku është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni.
Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, ajo deklaroi se do të përgjigjet sa herë të thirret nga ky institucion.
“Ky kalvar i gjatë i hedhjes së baltës së politikës së vjetër do të përfundojë. Edhe në respekt të besimit të të gjithë qytetarëve të Elbasanit, do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme. Faleminderit, se po më presin qytetarët në Elbasan për festën e Çlirimit”,- u shpreh Mila.
Deputetja u largua pa iu përgjigjur pyetjes nëse kishte dhënë shpjegime për dyshimet mbi korrupsionin në zgjedhjet në Elbasan.
Sipas burimeve, deputetja e qarkut të Elbasanit është marrë nën hetim për dyshimet e korrupsionit zgjedhor
