Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E shtunë, 29 Gusht 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Aktualitet»Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas arrestimit, AMP vendos nën hetim Policinë e Tiranës

Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas arrestimit, AMP vendos nën hetim Policinë e Tiranës

0
Nga e-Post.al në 27/08/2026 Aktualitet, Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Pas javësh ndjekje, Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, vunë në pranga Ergys Agasin, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për çështjen e lidhur me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Pas arrestimit, si Policia e Shtetit, ashtu edhe SPAK, reaguan zyrtarisht përmes njoftimeve për mediat, duke publikuar pamje dhe të dhëna lidhur me operacionin.

Në këto komunikime u respektuan standardet e vendosura prej vitesh për prezumimin e pafajësisë së personave nën hetim, ndërsa identiteti u paraqit me iniciale dhe fytyra u mbulua.

Respektimi i këtyre standardeve lidhet edhe me detyrimet që burojnë nga legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave personale. Por ajo që pasoi më vonë, nuk vijoi sipas të njëjtave standarde.

Në media u bënë virale fotografi të Ergys Agasit, të shkrepura brenda automjetit të Policisë, gjatë transportimit të tij nga Durrësi drejt Tiranës. Fotografi të tjera të tij u publikuan edhe nga ambientet e shoqërimit në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës.

Publikimi i këtyre fotove ngre pikëpyetje mbi respektimin e rregullave për aksesin, administrimin dhe përpunimin e të dhënave personale, si edhe mbi detyrimin e punonjësve të Policisë për ruajtjen e konfidencialitetit.

Pikërisht për këtë arsye, këtë të enjte, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një hetim administrativ, me qëllim identifikimin e personave që kanë realizuar dhe shpërndarë fotografitë e të arrestuarit.

Grupet e hetimit të AMP-së ndodhen në terren dhe po kryejnë verifikime lidhur me punonjësit e Policisë Tiranë, me fokus te mënyra se si janë realizuar, aksesuar dhe nxjerrë jashtë strukturave policore këto pamje.

Hetimi pritet të përcaktojë nëse fotografitë janë realizuar nga punonjës policie, kush ka pasur akses në ambientet dhe mjetet ku ndodhej i arrestuari dhe nëse ka pasur shkelje të rregullave për ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave personale.

Në përfundim të verifikimeve, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pritet të reagojë zyrtarisht për rastin dhe të bëjë me dije rezultatet e hetimit administrativ.

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraGrida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.kryeministre: Më caktuan pazarin dhe pozicionin, por…
Artikulli Pas Dokumenti/ Zbulohet se kur Berisha do të udhëtojë në SHBA,

Të ngjashme

Njoftim mbi situatën e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

28/08/2026

Kush është Ermir Ndreaj, trafikanti i drogës që përmend kryeministrin e Shqipërisë në përgjime

28/08/2026

“Goditje” nga burgu, Veliaj shkarkon Anuela Ristanin

28/08/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Njoftim mbi situatën e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

28/08/2026

Kush është Ermir Ndreaj, trafikanti i drogës që përmend kryeministrin e Shqipërisë në përgjime

28/08/2026

“Goditje” nga burgu, Veliaj shkarkon Anuela Ristanin

28/08/2026

Hetim në Holandë: Philip Morris përdori AI në fushatën kundër rregullave të reja të BE-së

28/08/2026

SPAK i rëndon pozitën Ergys Agasit, në dosje hyn edhe korrupsioni pasiv

28/08/2026
Më të lexuarat

50 shtetas nga Izraeli pronotuan një hotel në Rinas, ja pse qëndruan një natë ne Aerport…

25/08/2026

Gledis Nano feston ditëlindjen, “dhurata” vjen nga Siria: 5 shqiptarë kthehen në atdhe…

26/08/2026

“Love you, Juli”, ish-komandoja rrëfen historinë e Uljan Shpatarakut

27/08/2026

Vriten babë e bir në Dukagjin, policia njoftim zyrtar: I plagosuri në gjendje kritike

23/08/2026

EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Shkodër, viktimat babë e bir! Një tjetër i plagosur

23/08/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?