Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, ka vendosur të organizojë një udhëtim turistik për anëtarët e Këshillit Bashkiak.
Udhëtimi do të organizohet drejt Tropojës, me shumë gjasa në zonën turistike të Valbonës.
Udhëtimi do të organizohet me justifikimin e “promovimit të Bashkisë Roskovec”, por pa specifikuar konkretisht se çfarë do të promovohet.
Për organizimin e këtij udhëtimi, Majlinda Bufi ka shpallur një tender me vlerë rreth 1,500 euro.
Me këtë shumë, Bashkia Roskovec kërkon një furgon për transportin e 15 anëtarëve të Këshillit Bashkiak, akomodimin në një hotel me 9 dhoma, ku të përfshihet edhe mëngjesi, si dhe një restorant ku do të konsumohet dreka.
Por skandali i vërtet qëndron diku tjetër. Jo vetëm argumenti i paarsyeshëm i “promovimit të Roskovecit” në Tropojë, por Majlinda Bufi ka vendosur të bëjë diferencime politike.
Siç vihet re nga dokumentet e tenderit, Kryetarja e Bashkisë Roskovec do dërgojë në Tropojë vetëm anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak.
Ky institucion sipas KQZ ka 21 anëtarë, ku 15 janë të PS, 7 të PD, 1 PDIU dhe 1 Balli Kombëtar.
Mesa duket Majlinda Bufi ka bashkuar PDIU-n dhe Ballin Kombëtar me PS, duke u ofruar një udhëtim e mbrëmje turistike në Tropojë
