Në Aeroportin e Rinasit është shtuar prania e forcave të sigurisë, teksa pritet mbërritja e kryeministrit Edi Rama nga Shtetet e Bashkuara.
Makina e kreut të qeverisë, efektivë të Gardës së Republikës, FNSH-së dhe Policisë së Shtetit ndodhen në aeroport në pritje të Ramës, i cili pritet t’u drejtohet shqiptarëve me një komunikim nga Rinasi.
Në mbërritjen e tij, Rama pritet që t’u drejtohet me një mesazh shqiptarëve nga salla e shtypit të Aeroportit “Nënë Tereza”. Kreu i qeverisë shqiptare rikthehet nga një vizitë 6-ditore në SHBA në kuadër të Asamblesë së OKB.
