Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E hënë, 24 Gusht 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Aktualitet»Lindjet bien në Shqipëri, por Tirana ka ende “bateri”

Lindjet bien në Shqipëri, por Tirana ka ende “bateri”

0
Nga e-Post.al në 11/08/2026 Aktualitet, Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Shifrat e fundit të INSTAT nxjerrin në pah përmasat e përqendrimit demografik në Tiranë, ndërsa pjesa më e madhe e vendit po përballet me rënie natyrore të popullsisë.

Në tremujorin e dytë të vitit 2026 në Shqipëri u regjistruan gjithsej 5,083 lindje, 3% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vetëm në qarkun Tiranë u regjistruan 2,310 lindje, ose mbi 45% e të gjitha lindjeve të vendit. Në 11 qarqet e tjera së bashku pati 2,773 lindje, vetëm 463 më shumë se Tirana e vetme.

Diferencat bëhen edhe më të forta nëse shihen qarqet veçmas. Gjirokastra regjistroi vetëm 66 lindje në tre muaj, ndërsa Tirana mbi 2,300.

Megjithatë, edhe kryeqyteti po jep sinjale të forta të rënies së lindshmërisë. Tirana regjistroi uljen më të madhe të lindjeve në vend, me 12%, krahasuar me tremujorin e dytë 2025. Në të kundërt, Dibra pati rritjen më të lartë, me 14.6%.

Panorama bëhet edhe më shqetësuese kur lindjet krahasohen me vdekjet. Nga 12 qarqe, vetëm pesë kishin më shumë lindje se vdekje, ndërsa në shtatë të tjerat bilanci natyror ishte negativ.

Tirana ishte qarku me bilancin më të mirë, me 1,033 lindje më shumë se vdekje, ndërsa Korça kishte rezultatin më negativ, me 265 vdekje më shumë se lindje.

Në rang kombëtar, diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve ishte vetëm 218 persona, pasi përballë 5,083 lindjeve u regjistruan 4,865 vdekje.

Shifrat tregojnë se pa Tiranën panorama do të ishte krejt tjetër: 11 qarqet e tjera së bashku regjistrojnë 815 vdekje më shumë se lindje, ndërsa suficiti i madh i kryeqytetit është ai që e mban ende pozitiv bilancin natyror të Shqipërisë.

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraFondet e Bashkisë Tropojë në “rrethin familjar”/ Rexhë Byberi s’pyet për ligj, vijon t’i japë tendera kushëririt të tij
Artikulli Pas Kristjan Sterjo lihet në burg, Gjykata e Korçës cakton masën “arrest me burg”

Të ngjashme

Vrau mamanë dhe plagosi babanë, kapet autori (FOTO)

24/08/2026

Hyn në fuqi ligji i ri i Policisë: Drejtorët dhe shefat pa garë, kryepolici mbetet te blutë pas mandatit

24/08/2026

E rëndë në Lushnjë/ 45-vjeçari me probleme mendore vret nënën dhe plagos rëndë të atin dhe merr arratinë

24/08/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Vrau mamanë dhe plagosi babanë, kapet autori (FOTO)

24/08/2026

Hyn në fuqi ligji i ri i Policisë: Drejtorët dhe shefat pa garë, kryepolici mbetet te blutë pas mandatit

24/08/2026

E rëndë në Lushnjë/ 45-vjeçari me probleme mendore vret nënën dhe plagos rëndë të atin dhe merr arratinë

24/08/2026

FOTO/ Ja kush janë babë e bir që u ekzekutuan në Dukagjin…

24/08/2026

Blendi Gonxhja “braktis” Ramen, prej ditesh zhvillon takime ne Libi

24/08/2026
Më të lexuarat

Nuk ishte në detyrë, por u kthye në shpëtimtar: Ushtaraku i Farkës shpëton dy turiste në Jal

21/08/2026

I fshehur në bagazhin e shtetasve turq dhe i larë në gjak/ Çfarë e tradhtoi hasjanin që vrau turistin francez, policia e kapi prej… (VIDEO)

18/08/2026

“Takohu me shefin se do kesh nevojë”/ Biznesmeni denoncon presionin: “Më erdhën 40 forca speciale në fabrikë”

20/08/2026

“I preka ndërtimet, Vangjel Tavo kërkoi largimin tim”, Petani me deklaratë të fortë para hetuesve

19/08/2026

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

18/08/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?