Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e pafajësisë për këngëtarin Luiz Ejlli, të dhënë nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, duke urdhëruar rikthimin e çështjes për rigjykim në të njëjtën gjykatë, por me një tjetër trupë gjykuese.
Këngëtari ishte dënuar në shkallën e parë me 1 vit burg, ndërsa pas ankimit të tij, Gjykata e Apelit kishte vendosur ta shpallte të pafajshëm.
Me vendimin e fundit, Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendimmarrjen e Apelit, duke bërë që çështja të shqyrtohet edhe një herë në shkallën e dytë të gjyqësorit. Tashmë do të jetë një tjetër trupë gjykuese ajo që do të vendosë për fatin gjyqësor të këngëtarit.
