Një aksident i rëndë rrugor u mori jetën dy shqiptarëve në Greqi, në zonën e Nea Peramos të Kavallës.
Viktimat janë identifikuar si Ardit Elezi, 34 vjeç, dhe Mariglen Nofulla, 36 vjeç, të cilët, ishin të afërt me njëri-tjetrin.
Nga të dhënat paraprake, 34-vjeçari Elezi po udhëtonte me motor kur u përplas me një monopatinë elektrike, me të cilën lëvizte Nofulla.
Përplasja rezultoi fatale për Elezin, i cili humbi jetën në vendngjarje për shkak të plagëve të marra.
Ndërkohë, Nofulla u dërgua me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Kavallës në gjendje kritike. Mjekët ndërhynë dhe tentuan ta shpëtonin, por 36-vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë gjatë orëve të para të mëngjesit
