Erion Veliaj ka zbardhur përgjigjet e tij ndaj tri kërkesave që, sipas pretendimeve të tij, i janë përcjellë përmes ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, me porosi të kryeministrit Edi Rama. Në shënimet e mbajtura në ditarin personal, kryebashkiaku i Tiranës kundërshton të heqë dorë nga drejtimi i Bashkisë, mohon përfshirjen në organizimin dhe financimin e protestave studentore dhe të grupimit “Flamingot”, si dhe shpreh mbështetje për avokatin e tij, Plarent Ndreca.
Në pjesën e parë të përgjigjeve, që lidhet me protestat dhe pretendimet për përfshirjen e tij në to, Veliaj mohon të ketë qenë organizator apo financues i protestave studentore dhe të “Flamingove”. Ai i cilëson këto akuza si “gjepura si në kohë të Enverit” dhe thotë se nuk mund të rrëzojë rendin kushtetues nga burgu.
Veliaj kundërshton gjithashtu pretendimet se mund të ketë organizuar veprime kundër institucioneve, duke kujtuar se gjatë kohës kur drejtonte Bashkinë e Tiranës, sipas tij, ajo ishte përballur me dhunë dhe sulme me molotovë, por ai nuk kishte akuzuar kundërshtarët politikë për organizimin e tyre.
“Përgjigja për KM është: Nuk i organizoj protestat, po as nuk më intimidon dot me këto sajesa që i përbuz me neveri”, shkruan ai, duke shtuar se nuk do të përkulet, edhe nëse transferohet në burgun e Spaçit.
Në shënimet e tij, Veliaj ndalet edhe te pretendimi për një “nder” që kryeministri mund t’i ketë kërkuar të njohë. Ai ngre pyetje mbi atë që e quan negociim të kryeministrit me prokurorët për numrin e akuzave dhe vitet e dënimit që mund të marrë. Po ashtu, ai shpreh shqetësim për një koment që, sipas tij, i është bërë lidhur me mundësinë që ajo të jetë hera e fundit si baba, duke e cilësuar si kërcënim.Pjesa e dytë e përgjigjeve lidhet me drejtimin e Bashkisë së Tiranës.
Veliaj deklaron se nuk do ta delegojë më drejtimin e institucionit, pasi, sipas tij, e ka deleguar për 18 muaj dhe kjo periudhë nuk ka sjellë rezultatet e pritshme.Ai argumenton se mandati i tij buron nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe votat e rreth 160 mijë qytetarëve.
Reagimi i plotë:
Përgjigjet e mia: TG
1 – Transferim si “nder” + protestat
- E kuptoj që je veç lajmësi, jo autori – s’të vë faj ty, mbetesh miku im, pavarësisht rolit.
- Turp që KM merret vetë me internimet.
- Nëse R. mendon se duke më larguar dhe izoluar nga familja bëhet i madh – he belittles himself – dhe gardianët në burgje e tallin.
- Bëtë goditje të madhe, për të dalë kaq të vegjël, pity.
- Më çoni dhe në Spaç po deshët, nuk përkulem e nuk shantazhohem.
- Çfarë “nderi” duhet t’i njoh KM? Që negocion me prokurorët për sa akuza do kem e sa vite do marr?
- Ç’a dmth hera e fundit si baba? Kërcënim?
- Kjo e prok që thua “duan të më hanë të gjallë, e më duan të vdekur” është turp për ju që bëni këto muhabete
- Nuk jam organizator e financues as i Flamingove, as studentëve – këto janë gjepura si në kohë të Enverit! Ku është katandis shteti, gjeti armikun e brendshëm
- Kur ruaja unë Tiranën nga dhuna 54 javë digjej bashkia s’ju akuzoja ju dhe pse digjej BT me molotovë e s’lëvizi gishtin kush.
- Si mund të rrëzoj rendin kushtetues nga burgu? A jeni në vete apo e thoni të qetësohet KM? I kuptoni fjalët që thoni? Ju paska thënë dhe terrorizëm! HAHA
- Unë nuk i bie shtëpisë sime me gurë. PS jo e jo, po flas Tiranën. Jam marrë me çdo semafor, pllakë në shesh, sinjalistikë etj. më dhemb më shumë se të gjithë ju bashkia.
- Po ju s’keni nga ta dini, keni një qeveri ku asnjë ministër s’ka bërë një ditë opozitë.
- Unë isha aty në 21 janar, aty për grevën e urisë, aty në “28 janar” (e di KM sh mirë), e verën 2011 me R e lanë të gjithë vetëm.
- Ku ishin këta sot ministra? Ndaj e kanë kollaj ta gjënjejnë e helmojnë, me “armiq të brendshëm” se s’kanë as memorie, sillen si palaçot tek “rrobat e mbretit”
- Bëra dy postime politike vetëm – 1 për Hashën dhe UÇK + 1 për Vuçiçin. Nuk flisni me mua 20 muaj e ju kap tartakuti e merreni me birucat. I qëndroj postimeve, ju merruni me birucat.
- Përgjigja për KM është: Nuk i organizoj protestat, po as nuk më intimidon dot me këto sajesa që i përbuz me neveri. Fuckin’ grow up, ku ju del koha të merreni.
- Jo këtu, po në Spaç të më çoni 100 vjet nuk më përkulni dot. Ta harrojë R.
2
- Nuk e delegoj BT. E delegova 18 muaj. Mandatin ma dha GJK dhe populli i majtë e qytetar 160 mijë vota
- 0 shkolla
- 0 pemë të mbjella
- 0 investime të reja
- 0 vendime të rëndësishme
- 0 kredi të lëshuara, madje humbëm dhe Katarin te Bulevardi Ri, dhe BEI te Lana
- Në pak javë që e mora u zhbllokuan 6 shkolla në shtator, +1500 kredi të buta
- Jo se jam më i afti, po se jam zgjedhur, ndaj dhe më i përgjegjshëm
- KM premtoi do merrej vetë, po plehrat u bënë mullar, ikën socialistët dhe sollët Dash Sulën e vogël që vinte gjoba. Pse mbaruan njerëzit që sollën fitoret me PS?
- Riktheva Bashkinë te Socialistët e qytetarët; Etleva 24 karat socialiste e jona, e ndershme e aftë.
- Sadi ish prefekt e deputet socialist, me kontribute si tironc e në PS.
- Sarën që fëmijë e kam pasur në FRESSH – ka dhënë vitet më të mira në PS+BT
- PS nuk rritet nga skorjet që hedh saliu, po nga promovimi i të rinjve brenda e jashtë PS
- Ndaj hajt ta promovojmë Arbrin, s’është djalë i keq, por delegimin nuk e bëj më
- Fool me once, shame on you, Fool me twice, shame on me
3
Përgjigja për Plaron
- 20 muaj s’më latë asnjë këshilltar tjetër. Ti vetë vjen pas 2 vjetësh. Me kë të këshillohem unë? Me muret?
- A më thua që KM cakton birucat, takimet, vizitat në spital? Ç’a më thua këshillohu?
- A ju shkruajti në chat grupe për Etjenin, mos u merrni?
- Plaro m’u bë shok, mik e avokat. Para vakisë ishim bashkëpunëtorë, po ngaqë ju ikët a s’ju la udhëheqësi, mbeta veç me Plaron e tani them më mirë 1 Ii saktë se 1000 servilë kot.
- 24:00 e mbyllëm. Më solli dy libra e falenderova, ai u largua me drejtorin, unë u riktheva në qeli me paterica.
- I urova të mira e të fala, po nuk pranoj afera të paligjshme
