Arrestimi i Ergys Agasit, pas rreth 8 muajsh në arrati, ishte një operacion i rëndësishëm dhe i suksesshëm i Policisë së Shtetit.
Por ndërsa policia realizoi kapjen, një tjetër fakt bie në sy: heshtja e ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari.
Deri tani, asnjë reagim publik për operacionin, asnjë fjalë për efektivët dhe strukturat që punuan për kapjen e një personi që ndodhej prej muajsh në kërkim.
Është e çuditshme që ministri është i gatshëm të flasë kur ka probleme apo kritika ndaj policisë, por kur strukturat e saj arrijnë një rezultat konkret, nuk gjen as kohën për një urim.
Policia bëri detyrën e saj. Po ministri, pse hesht?
Një “bravo” për efektivët nuk kushton asgjë, por tregon nëse drejtuesit e institucionit dinë të vlerësojnë edhe sukseset, jo vetëm të komentojnë dështimet.
