Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E premte, 28 Gusht 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Aktualitet»Rama me Mercedes luksoz/ Denoncimi: Mbi 10 mln euro nga paratë e shqiptarëve në duart e kunatit të Emirjana Sakos

Rama me Mercedes luksoz/ Denoncimi: Mbi 10 mln euro nga paratë e shqiptarëve në duart e kunatit të Emirjana Sakos

0
Nga e-Post.al në 28/08/2026 Aktualitet, Politikë
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest
PD ka denoncuar një tjetër situatë që lidhet me kryeministrin Edi Rama.Nëpërmjet një deklarate për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, theksoi se kryeministri ndërsa propagandon kursime e mirëmenaxhim dhe përgjegjshmëri në përdorimin e fondeve publike, shfaqet me automjete luksi.Në denoncim ka publikuar edhe shifrat, ndërsa theksohet se automjeti me të cilin Rama u shfaq në Pogradec pas mbledhjes së qeverisë, duke u larguar me një Mercedes-Benz S, një automjet luksoz i cili kushton mbi 100.000 euro.Deklaratë për media zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli:Teksa propagandon kursime e mirëmenaxhim dhe përgjegjshmëri në përdorimin e fondeve publike, kryeministri Rama shfaqet me automjete luksi, blerë sigurisht me paratë e shqiptarëve të varfër.
Vetë Kryeministri Rama u shfaq pak ditë më parë në Pogradec, pas mbledhjes së qeverisë, duke u larguar me një Mercedes-Benz S, një automjet luksoz i cili kushton mbi 100.000 euro.E normalisht të njëjtin shembull ndjekin edhe vartësit e tij.Sipas Open Procurement, administrata e Edi Ramës ka shpenzuar miliona euro për automjete të blera, me qira apo leasing.
Më tepër se 10 milionë euro kanë shkuar për këto blerje në duart e kunatit të KB socialiste të Durrësit, Emirjana Sakos.
Procedura e fundit, publikuar disa ditë më parë në regjistrin e prokurimeve, me objekt blerje e 3 automjeteve për Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, drejtuar nga Delina Ibrahimaj, i kushton qytetarëve 200.000 euro (konvertuar me kursin e këmbimit sot).3 automjetet e MEI do të furnizohen nga i njëjti operator, Mektrin Motors, biznesi i familjes së Emirjana Sakos.Në përpjekjen e dështuar të Edi Ramës dhe sojit të tij për të bindur shqiptarët se qeveria punon dhe përpiqet për të mirët e tyre.Përfundimi është i qartë:
  • Propagandë me fjalë, miliona për luks në praktikë.
  • Paratë publike përdoren për të financuar një administratë që nuk njeh kufij në shpenzime.
  • Kontratat publike vijojnë të përqendrohen tek një rreth i ngushtë operatorësh ekonomikë pranë pushtetit.
Partia Demokratike ripërsërit thirrjen e saj.SPAK të hetojë si shpenzohen paratë e shqiptarëve.Mjaft më me propagandë. Mjaft më me padrejtësi. Mjaft më me vjedhje e korrupsion.Shqiptarët kërkojnë drejtësi.
Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraAgasi në pranga pas 8 muajsh arrati, Lamallari nuk gjen as një “bravo” për policinë
Artikulli Pas Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, shoqërohen tre familjarë rumunë

Të ngjashme

Kush është Ermir Ndreaj, trafikanti i drogës që përmend kryeministrin e Shqipërisë në përgjime

28/08/2026

“Goditje” nga burgu, Veliaj shkarkon Anuela Ristanin

28/08/2026

Hetim në Holandë: Philip Morris përdori AI në fushatën kundër rregullave të reja të BE-së

28/08/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Njoftim mbi situatën e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

28/08/2026

Kush është Ermir Ndreaj, trafikanti i drogës që përmend kryeministrin e Shqipërisë në përgjime

28/08/2026

“Goditje” nga burgu, Veliaj shkarkon Anuela Ristanin

28/08/2026

Hetim në Holandë: Philip Morris përdori AI në fushatën kundër rregullave të reja të BE-së

28/08/2026

SPAK i rëndon pozitën Ergys Agasit, në dosje hyn edhe korrupsioni pasiv

28/08/2026
Më të lexuarat

50 shtetas nga Izraeli pronotuan një hotel në Rinas, ja pse qëndruan një natë ne Aerport…

25/08/2026

Gledis Nano feston ditëlindjen, “dhurata” vjen nga Siria: 5 shqiptarë kthehen në atdhe…

26/08/2026

Lamallari e shkarkoi, reagon Arben Cara: Zjarri nuk luftohet me lajme dhe fotografi!

22/08/2026

“Love you, Juli”, ish-komandoja rrëfen historinë e Uljan Shpatarakut

27/08/2026

Vriten babë e bir në Dukagjin, policia njoftim zyrtar: I plagosuri në gjendje kritike

23/08/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?