Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E shtunë, 29 Gusht 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Aktualitet»Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.kryeministre: Më caktuan pazarin dhe pozicionin, por…

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.kryeministre: Më caktuan pazarin dhe pozicionin, por…

0
Nga e-Post.al në 27/08/2026 Aktualitet, Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Grida Duma ka reaguar pas lajmeve dhe zërave të publikuar ditët e fundit në disa portale, sipas të cilave ajo mund të emërohej zëvendëskryeministre në qeverinë e Edi Ramës.

Përmes një deklarate të bërë publike në adresën e saj në Instagram, Duma ka rrëzuar këto pretendime, duke bërë të qartë se lajmet që kanë qarkulluar për rikthimin e saj në politikën aktive dhe marrjen e një posti në qeveri nuk janë të vërteta. Duma ironizon zërat e ditëve të fundit, duke thënë se në raportimet për të i kanë “caktuar pazarin”, “gjetur sponsorin” dhe madje i kanë përcaktuar edhe pozicionin që do të mbante.

“Ka ca ditë që më përflitet emri se do jem pjesë e qeverisë Rama. Ma kanë caktuar pazarin, ma kanë gjetur sponsorin, ma kanë përcaktuar pozicionimin. Jam argëtuar në fillim, e lashë të rridhte. Është një ushtrim durimi”, shprehet Duma.

Ajo thotë se vendosi të reagojë në momentin kur, sipas saj, “lukunia e thashethemeve” nisi të merrte përmasa të tjera.

“Duhet të reagoj atëherë kur lukunia e thashethemeve, në fakt, nuk i jep shans dikujt që duhet të mbajë ngrehur sistemin që duhet reformuar i gjithi, sipas meje. Flini të qetë, nuk kam ndërmend t’i marr vendin askujt, sepse po të doja t’i merrja vendin dikujt tani, në këto momente politike, do të ishte keq për Shqipërinë”, deklaron ajo.

Duma është ndalur edhe te mundësia e një rikthimi të saj në politikën aktive, duke theksuar se një vendim i tillë nuk do të vinte si rezultat i një ftese nga dikush tjetër, por nëse do t’I duhej Shqipërisë.

“Nuk më thërret mua njeri në politikë, nuk pres ftesa nga të tjerët. Nëse ndonjë ditë do kem vendimmarrjen time për të hyrë në politikë, do hyj nga porta ime, nuk do i bie portës së askujt, nuk pres ftesa. Vendimi im për të hyrë në politikë do jetë nëse do kem diçka për t’i ofruar Shqipërisë. Ka ditë që takohen në Pogradec, Tiranë, ministra, drejtues, deputetë. Mendoj se të gjithë shqiptarët e kanë mendjen te porta e tyre, nëse do dalë tym i bardhë në këtë realitet qeverisjeje me re të zeza, dhe besojnë gabim që shqetësimi shqiptar është ky. Ndërsa këta shqetësohen për postin e karriges së tyre, shqiptarët e kanë një shqetësim të madh: kanë apo jo ende vend në Shqipëri”, thotë Duma.

Sipas saj, problemet me të cilat përballet vendi ynë sot nuk mund të zgjidhen më nga një individ i vetëm, pavarësisht se kush është ai.

“Ka një besë të madhe për t’u lidhur, në fakt, një besë e njerëzillëkut shqiptar për të folur për çështjet e mëdha të zhvillimit, të cilat nuk lidhen më me njëshin, cili do qoftë ai. Individi, mrekulli e Zotit qoftë ai individ, nuk e bën dot më i vetëm ndryshimin në këtë situatë. Duhet shumë më tepër sesa një individ për të sjellë atë që shqiptarët presin në këto ditë rebelimi, që nuk pranojnë situatën në të cilën është Shqipëria, e cila është krejt jashtë mundësive për ata shqiptarë që e njohin çfarë është Perëndimi”, deklaron ajo.

Në përfundim, Duma ka një mesazh të drejtpërdrejtë për politikën, duke theksuar se debati nuk duhet të përqendrohet te emri i saj apo te emrat që mund të hyjnë në qeveri.“Ajo që duhet t’i mbajë zgjuar politikanët shqiptarë nuk është një emër që vjen nga jashtë. Ajo që duhet t’i mbajë zgjuar politikanët shqiptarë është arsyeja se përse shqiptarët bëjnë akoma pyetjen: ‘A kanë vend në Shqipëri?’, dhe jo emri im”, përfundon Grida Duma.

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraAksidentet rrugore “pushtojnë” Shqipërinë/ 1,187 të vrarë e të plagosur në 7 muaj
Artikulli Pas Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas arrestimit, AMP vendos nën hetim Policinë e Tiranës

Të ngjashme

Njoftim mbi situatën e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

28/08/2026

Kush është Ermir Ndreaj, trafikanti i drogës që përmend kryeministrin e Shqipërisë në përgjime

28/08/2026

“Goditje” nga burgu, Veliaj shkarkon Anuela Ristanin

28/08/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Njoftim mbi situatën e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

28/08/2026

Kush është Ermir Ndreaj, trafikanti i drogës që përmend kryeministrin e Shqipërisë në përgjime

28/08/2026

“Goditje” nga burgu, Veliaj shkarkon Anuela Ristanin

28/08/2026

Hetim në Holandë: Philip Morris përdori AI në fushatën kundër rregullave të reja të BE-së

28/08/2026

SPAK i rëndon pozitën Ergys Agasit, në dosje hyn edhe korrupsioni pasiv

28/08/2026
Më të lexuarat

50 shtetas nga Izraeli pronotuan një hotel në Rinas, ja pse qëndruan një natë ne Aerport…

25/08/2026

Gledis Nano feston ditëlindjen, “dhurata” vjen nga Siria: 5 shqiptarë kthehen në atdhe…

26/08/2026

“Love you, Juli”, ish-komandoja rrëfen historinë e Uljan Shpatarakut

27/08/2026

Vriten babë e bir në Dukagjin, policia njoftim zyrtar: I plagosuri në gjendje kritike

23/08/2026

EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Shkodër, viktimat babë e bir! Një tjetër i plagosur

23/08/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?