Të paktën 10 ditë I janë dashur efektiveve të komisariatit nr 1 per tu venë në ndjeke dhe për të zbuluar nje 32 vjecar I cili posedonte dhe nje arme zjarri me vete pa leje.Rezulton se përsoni I ndaluar është Renato Vukaj me origjinë nga Lezha.I riu kishte ardhur vetem pak dite nga italia ku policia I gjeti dhe nje shume prej 15,800 euro si dhe dy telefona.
Mesohet se kordinimi I kryer nga ana e sektorit të antikrimit ne komisariatin nr 1 ne Tirane e vëzhgoi makinen ku udhetonte Renato Vukaj deri kur ai u fut në rrugën e Unazës së Madhe ku me pas ndërhyri per të neutralizuar.Para policise ka pretenduar se armen e ka përvetmbrojtje por pa dhene detaje nese kishte konflkte të hapura me persona te tjere. Në përfundim të veprimeve procedurale, 32-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Jo vetem kaq komisariati nr 1 ne Tirane arriti te prangos nje person i cili ishte kthyer ne tmerrin e bizneseve ne Tirane.23 vjecari kishte arritur te vidhte shume parash prane disa bizneseve ku pas arrestimi rezultoi se ai do duhet te ishte ne arrest shtepie
