Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E hënë, 24 Gusht 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Aktualitet»SHBA hapin rrugën për shqiptarët: Gjykata rrëzon pezullimin e vizave imigruese

SHBA hapin rrugën për shqiptarët: Gjykata rrëzon pezullimin e vizave imigruese

0
Nga e-Post.al në 22/08/2026 Aktualitet, Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Një gjykatë federale në SHBA ka rrëzuar politikën e administratës së Presidentit Donald Trump që pezullonte lëshimin e vizave imigruese për aplikantë nga 75 vende, mes tyre edhe Shqipëria.

Gjykatësja Jeannette Vargas, e Gjykatës së Distriktit Jugor të Nju Jorkut, e cilësoi politikën “qartazi të paligjshme”, duke argumentuar se ajo tejkalonte kompetencat ligjore të Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio.
Sipas vendimit, politika binte ndesh me ligjin federal të emigracionit, i cili kufizon autoritetin e Sekretarit të Shtetit mbi vendimmarrjen e zyrtarëve konsullorë për vizat imigruese.

Politika, e cila ndalon në mënyrë kategorike lëshimin e vizave imigruese bazuar në shtetësinë e aplikantit, përbën një shkelje të drejtpërdrejtë të këtij kuadri ligjor”, shkroi gjykatësja Vargas në vendimin e saj.
Vendimi erdhi pas një padie të ngritur nga organizata për të drejtat e emigrantëve Catholic Legal Immigration Netëork dhe African Communities Together, së bashku me aplikantë për viza imigruese dhe shtetas amerikanë që sponsorizonin familjarë nga vendet e prekura.

Shqipëria mes 75 vendeve

Pezullimi, i vendosur në fuqi në janar të këtij viti, përfshinte qytetarë nga Shqipëria dhe Bosnja, si dhe vende të tjera të Amerikës Latine, Azisë Jugore, Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Karaibeve.
Departamenti amerikan i Shtetit e kishte justifikuar masën me argumentin se aplikantët nga këto vende paraqisnin “rrezik të lartë” për t’u bërë barrë financiare për qeverinë amerikane dhe për të përdorur burime publike lokale, shtetërore dhe federale.
Administrata Trump ka ndërmarrë një sërë masash të ashpra ndaj emigracionit gjatë këtij viti, duke i argumentuar ato me nevojën për forcimin e sigurisë së brendshme.
Ndërkohë, organizatat për të drejtat e emigrantëve kanë kundërshtuar politikat e administratës, duke ngritur shqetësime për shkelje të të drejtave kushtetuese, përfshirë procesin e rregullt ligjor dhe diskriminimin. Departamenti amerikan i Shtetit nuk ka komentuar ende vendimin e gjykatës.

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraU rrëzua nga shkëmbi teksa ‘luftonte’ me flakët, ushtari 28-vjeçar dërgohet te Trauma
Artikulli Pas Lajm i mirë për familjet në nevojë, hapen aplikimet për strehim social

Të ngjashme

Vrau mamanë dhe plagosi babanë, kapet autori (FOTO)

24/08/2026

Hyn në fuqi ligji i ri i Policisë: Drejtorët dhe shefat pa garë, kryepolici mbetet te blutë pas mandatit

24/08/2026

E rëndë në Lushnjë/ 45-vjeçari me probleme mendore vret nënën dhe plagos rëndë të atin dhe merr arratinë

24/08/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Vrau mamanë dhe plagosi babanë, kapet autori (FOTO)

24/08/2026

Hyn në fuqi ligji i ri i Policisë: Drejtorët dhe shefat pa garë, kryepolici mbetet te blutë pas mandatit

24/08/2026

E rëndë në Lushnjë/ 45-vjeçari me probleme mendore vret nënën dhe plagos rëndë të atin dhe merr arratinë

24/08/2026

FOTO/ Ja kush janë babë e bir që u ekzekutuan në Dukagjin…

24/08/2026

Blendi Gonxhja “braktis” Ramen, prej ditesh zhvillon takime ne Libi

24/08/2026
Më të lexuarat

Nuk ishte në detyrë, por u kthye në shpëtimtar: Ushtaraku i Farkës shpëton dy turiste në Jal

21/08/2026

I fshehur në bagazhin e shtetasve turq dhe i larë në gjak/ Çfarë e tradhtoi hasjanin që vrau turistin francez, policia e kapi prej… (VIDEO)

18/08/2026

“Takohu me shefin se do kesh nevojë”/ Biznesmeni denoncon presionin: “Më erdhën 40 forca speciale në fabrikë”

20/08/2026

“I preka ndërtimet, Vangjel Tavo kërkoi largimin tim”, Petani me deklaratë të fortë para hetuesve

19/08/2026

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

18/08/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?