Teksa beteja kundër flakëve vijon, burime bëjnë me dije se një ushtar i Forcave të Armatosura ka mbetur i lënduar.
Siç mësohet, 28-vjeçari është rrëzuar nga një shkëmb gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Mirditë. Për pasojë, ka marrë plagë në kokë.
Mësohet se ai po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, në spitalin e Traumës në kryeqytet.
Priten më shumë detaje në vijim…
