Agron Llakaj është rikthyer në krye të “Portokalli”. Aktori dhe moderatori i njohur do të drejtojë spektaklin e humorit në sezonin e ri, pas largimit të Salsano Rrapit.
Sipas Vox News, rikthimi i Agron Llakajt në “Portokalli” tashmë është vendosur. Ndërkohë, Ilir Muhametaj do të vijojë të jetë regjisor i spektaklit të humorit.
Largimi i Salsano Rrapit nga “Portokalli” nuk nënkupton largimin e tij nga Top Channel. Mësohet se me aktorin dhe moderatorin janë zhvilluar negociata për përfshirjen e tij në një tjetër emision të televizionit.
