Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E hënë, 24 Gusht 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Aktualitet»Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

0
Nga e-Post.al në 12/08/2026 Aktualitet
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Një objekt prej druri që po ndërtohej si “beach bar” në zonën e Shën Janit, në Karaburun, u shemb pasditen e sotme gjatë një aksioni të Policisë së Shtetit dhe IKMT-së. Sipas Policisë, pas objektit qëndronin shtetasit Olsen Sherifaj dhe Skerdi Dinaj, të cilët ishin proceduar më herët penalisht dhe kishin tejkaluar afatin e përcaktuar për prishjen vullnetare të ndërtimit.

Operacioni përfundoi me arrestimin e Skerdi Dinajt, ndërsa Olsen Sherifaj u shpall në kërkim. Në aksion morën pjesë edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe IKMT-së.

Por kush janë dy personat që lidhen me objektin e paligjshëm në Karaburun?

Sherifaj dhe Dinaj, ortakë në të njëjtën kompani

Të dhënat e regjistrit tregtar tregojnë se Olsen Sherifaj dhe Skerdi Dinaj janë ortakë në kompaninë SEO GROUP, një shoqëri me seli në Vlorë, e themeluar në janar 2024.

Struktura e pronësisë së kompanisë është: Olsen Sherifaj 33%, Skerdi Dinaj 33% dhe Dallandyshe Karafilaj 34%. Sherifaj rezulton gjithashtu administrator i kompanisë. Objekti i aktivitetit përfshin hoteleri, operator turistik, operator turistik detar dhe aktivitete në fushën e turizmit.

Pra, dy personat që Policia i identifikon si përgjegjës për ndërtimin e beach bar-it në Shën Jan janë të lidhur drejtpërdrejt edhe në një subjekt tregtar që ushtron aktivitet në sektorin e turizmit.

Olsen Sherifaj, ortak në disa biznese turistike

Nga të dhënat e regjistrit tregtar rezulton se Sherifaj ka qenë ose është i përfshirë në disa shoqëri që lidhen me turizmin dhe akomodimin.

Një prej tyre është EL MAR Bed & Breakfast, ku Sherifaj rezulton me 50% të kuotave, ndërsa pjesa tjetër zotërohet nga Sabina Koçi dhe Lorena Harizaj. Shoqëria është regjistruar në vitin 2021 dhe në objektin e saj të aktivitetit përfshihen, ndër të tjera, struktura akomoduese, plazh privat, struktura ndihmëse dhe shërbime turistike.

Sherifaj rezulton gjithashtu ortak me 25% në shoqërinë EL MAR HOTEL, ndërsa 75% e mbetur zotërohet nga Ermal Harizaj dhe Lorena Harizaj. Edhe kjo kompani ka në objektin e aktivitetit operatorin turistik, hoteleri, bar-restorante, plazh privat, bazë për mjete ujore dhe ndërtime civile.

Në një tjetër subjekt, SERVICES FOR TOURISM SH.P.K, të dhënat e regjistrit tregtar tregojnë se Sherifaj ka zotëruar 25% të kapitalit, së bashku me ortakët Paolo Vergoni, Elton Çapi dhe Mu Lazzerini.

Por kush mban përgjegjësi për lejet?

Këtu nis pjesa që kërkon hetim më të thelluar.

Policia e Vlorës ka njoftuar se, përveç dy personave të lidhur me ndërtimin, po vijojnë hetimet për persona të tjerë që mund të kenë lejuar apo dhënë leje në kundërshtim me ligjin.

Kjo do të thotë se përgjegjësia nuk kufizohet domosdoshmërisht vetëm te personat që kanë ndërtuar objektin. Hetimi duhet të zbardhë edhe nëse ka pasur persona apo institucione që kanë mundësuar ndërtimin, kanë toleruar punimet ose kanë dhënë autorizime të kundërligjshme./ Infonews

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraVjedhja e 700 mln lekëve të postës së Durrësit, Apeli lë në burg ish-drejtoreshën Elisabeta Mataj. Në arrest shtëpie dy ish-vartëset
Artikulli Pas Edi Rama ne ALARM: Zjarri po shkon ne drejtim te Surrelit

Të ngjashme

Vrau mamanë dhe plagosi babanë, kapet autori (FOTO)

24/08/2026

Hyn në fuqi ligji i ri i Policisë: Drejtorët dhe shefat pa garë, kryepolici mbetet te blutë pas mandatit

24/08/2026

E rëndë në Lushnjë/ 45-vjeçari me probleme mendore vret nënën dhe plagos rëndë të atin dhe merr arratinë

24/08/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Vrau mamanë dhe plagosi babanë, kapet autori (FOTO)

24/08/2026

Hyn në fuqi ligji i ri i Policisë: Drejtorët dhe shefat pa garë, kryepolici mbetet te blutë pas mandatit

24/08/2026

E rëndë në Lushnjë/ 45-vjeçari me probleme mendore vret nënën dhe plagos rëndë të atin dhe merr arratinë

24/08/2026

FOTO/ Ja kush janë babë e bir që u ekzekutuan në Dukagjin…

24/08/2026

Blendi Gonxhja “braktis” Ramen, prej ditesh zhvillon takime ne Libi

24/08/2026
Më të lexuarat

Nuk ishte në detyrë, por u kthye në shpëtimtar: Ushtaraku i Farkës shpëton dy turiste në Jal

21/08/2026

I fshehur në bagazhin e shtetasve turq dhe i larë në gjak/ Çfarë e tradhtoi hasjanin që vrau turistin francez, policia e kapi prej… (VIDEO)

18/08/2026

“Takohu me shefin se do kesh nevojë”/ Biznesmeni denoncon presionin: “Më erdhën 40 forca speciale në fabrikë”

20/08/2026

“I preka ndërtimet, Vangjel Tavo kërkoi largimin tim”, Petani me deklaratë të fortë para hetuesve

19/08/2026

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

18/08/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?