Kreu i i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, Arben Cara, njoftoi një ditë më parë largimin nga detyra, një zhvillim që ngriti pikëpyetje të shumta, veçanërisht pasi ndodhi në kulmin e situatës së zjarreve në vend.
Por Skyweb.al ka mësuar detaje të reja që hedhin dritë mbi largimin e tij, i cili lidhet drejtpërdrejt me një urdhër të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari.
Më 10 gusht, pikërisht ditën kur Cara paraqiti dorëheqjen, Lamallari firmosi urdhrin nr. 162, me të cilin shfuqizoi një urdhër të vitit 2024 të ministrit të atëhershëm të Brendshëm, Taulant Balla.
Urdhri nr. 42, datë 15 shkurt 2024, ishte pikërisht baza mbi të cilën Arben Carës i ishin deleguar kompetencat e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin.
Veprimi i djeshëm i Lamallarit zbulon se në fakt, Cara kishte drejtuar prej më shumë se dy vitesh Shërbimin Zjarrfikës mbi bazën e një delegimi kompetencash, dhe jo mbi bazën e një emërimi përfundimtar në detyrë.Me urdhrin e 10 gushtit, Lamallari shfuqizoi pikërisht aktin që i jepte Carës kompetencat për të drejtuar strukturën.
