Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E hënë, 24 Gusht 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Aktualitet»150 familje të Bajram Currit prej dy ditësh pa ujë të pijshëm

150 familje të Bajram Currit prej dy ditësh pa ujë të pijshëm

0
Nga e-Post.al në 01/08/2026 Aktualitet, Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Rreth 150 familje të lagjes “28 Gushti” në qytetin e Bajram Currit kanë mbetur prej dy ditësh pa furnizim me ujë të pijshëm. Sipas banorëve, shkak është bërë shpërthimi i tubacionit të linjës së ujësjellësit që furnizon këtë zonë.

Banorët shprehen se problemi është i përsëritur, duke theksuar se vetëm gjatë këtij muaji tubacioni ka shpërthyer katër herë. Si pasojë, përveç mungesës së ujit të pijshëm, në një pjesë të lagjes janë shkaktuar përmbytje me ujë dhe baltë, duke sjellë dëme materiale dhe shqetësime për banorët.

Problematika është denoncuar edhe nga Partia Demokratike, Dega Tropojë, si dhe nga deputeti i zonës, Isuf Çelaj, përmes postimeve në rrjetet sociale.

Në një reagim publik, Partia Demokratike, Dega Tropojë, i ka bërë thirrje institucionit përgjegjës të ndërhyjë urgjentisht për zgjidhjen e problemit të përsëritur me tubacionin e ujit të pijshëm.

“Qytetarët meritojnë një zgjidhje të qëndrueshme dhe jo ndërhyrje të përkohshme që nuk e zgjidhin problemin. U bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa sa më parë për riparimin përfundimtar të këtij segmenti të rrjetit të ujësjellësit, në interes të banorëve dhe të sigurisë së tyre”, thuhet në reagimin e Partisë Demokratike, Dega Tropojë.

Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar apo ndërhyrje në terren nga institucioni përgjegjës për ujësjellësin lidhur me riparimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë për banorët e lagjes. Sipas banorëve, Ndërmarrja e Ujësjellësit Tropojë u ka bërë me dije se ndërhyrja nuk mund të kryhet ende, pasi është në pritje të bazës materiale nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Kukës.

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraPolicia “filtron” Tiranën: makina luksoze, mjete të blinduara dhe persona me precedentë në sitë
Artikulli Pas SPAK jep DETAJET: Ja si u arrestua Ermal Beqiri në Francë, zbardhen hetimet dhe pasuritë

Të ngjashme

Vrau mamanë dhe plagosi babanë, kapet autori (FOTO)

24/08/2026

Hyn në fuqi ligji i ri i Policisë: Drejtorët dhe shefat pa garë, kryepolici mbetet te blutë pas mandatit

24/08/2026

E rëndë në Lushnjë/ 45-vjeçari me probleme mendore vret nënën dhe plagos rëndë të atin dhe merr arratinë

24/08/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Vrau mamanë dhe plagosi babanë, kapet autori (FOTO)

24/08/2026

Hyn në fuqi ligji i ri i Policisë: Drejtorët dhe shefat pa garë, kryepolici mbetet te blutë pas mandatit

24/08/2026

E rëndë në Lushnjë/ 45-vjeçari me probleme mendore vret nënën dhe plagos rëndë të atin dhe merr arratinë

24/08/2026

FOTO/ Ja kush janë babë e bir që u ekzekutuan në Dukagjin…

24/08/2026

Blendi Gonxhja “braktis” Ramen, prej ditesh zhvillon takime ne Libi

24/08/2026
Më të lexuarat

Nuk ishte në detyrë, por u kthye në shpëtimtar: Ushtaraku i Farkës shpëton dy turiste në Jal

21/08/2026

I fshehur në bagazhin e shtetasve turq dhe i larë në gjak/ Çfarë e tradhtoi hasjanin që vrau turistin francez, policia e kapi prej… (VIDEO)

18/08/2026

“Takohu me shefin se do kesh nevojë”/ Biznesmeni denoncon presionin: “Më erdhën 40 forca speciale në fabrikë”

20/08/2026

“I preka ndërtimet, Vangjel Tavo kërkoi largimin tim”, Petani me deklaratë të fortë para hetuesve

19/08/2026

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

18/08/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?