Deputetja socialiste Sara Mile ka bërë një vlerësim të pazakontë për Edi Ramën, duke e cilësuar atë si kryeministrin më të mirë shqiptar dhe duke e vendosur përballë figurave historike të vendit.
Në një podcast në Andale, Mile ka folur për kryeministrin dhe drejtimin e tij, duke shprehur bindjen se Rama renditet në krye të historisë së qeverisjes shqiptare.
Por vlerësimi nuk është ndalur te krahasimi me kryeministrat e tjerë. Mile e ka vendosur Ramën edhe përpara Fan Nolit, një prej figurave më të njohura të historisë politike shqiptare.
Një deklaratë që e çon admirimin politik për kryeministrin në një tjetër nivel, duke e nxjerrë Ramën nga krahasimet e zakonshme politike dhe duke e vendosur në të njëjtën tryezë me emra të historisë shqiptare.
