Ka rënë sërish në prangat e policisë 39-vjeçarja Kumrie Zika, e cila akuzohet si autore e vjedhjeve në disa biznese, në qytetin e Tiranës.
Zirka është arrestuar pasi dyshohet se ka vjedhur xhiron ditore, në një lokal ku ishte punësuar. Ajo akuzohet si autore e 5 rasteve të ngjashme, ku pasi punësohej, në ditën e parë grabiste paratë e xhiros ditore dhe zhdukej.
Më herët, u publikua një video e saj ku shfaqej duke vjedhur rreth 5 mijë euro nga një pike “Exchange”, në lagjen “Pavarësia” të Vlorës. Kjo ngjarje ndodhi vetëm dy javë pasi ishte lënë e lirë nga gjykata e Tiranës, me masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, për një tjetër vjedhje.
