Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E premte, 28 Gusht 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Aktualitet»Aeroporti i Vlorës rrezikon dy arbitrazhe ndërkombëtare, Shqipëria përballë pretendimeve për dëmshpërblim

Aeroporti i Vlorës rrezikon dy arbitrazhe ndërkombëtare, Shqipëria përballë pretendimeve për dëmshpërblim

0
Nga e-Post.al në 28/08/2026 Aktualitet
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Konflikti për Aeroportin e Vlorës rrezikon të zhvendoset nga Tirana në dy arena të ndryshme të arbitrazhit ndërkombëtar, me shtetin shqiptar përballë pretendimeve që potencialisht mund të përkthehen në qindra milionë euro dëmshpërblim. Lajmi raportohet nga Global Arbitration Review (GAR), një media britanike e specializuar në arbitrazhin ndërkombëtar dhe mosmarrëveshjet mes shteteve, investitorëve dhe kompanive, e ndjekur kryesisht nga avokatë, arbitra dhe profesionistë të kësaj fushe.

Sipas GAR, MABCO Constructions, kompania zvicerane e Behgjet Pacollit, ka paralajmëruar Shqipërinë me një proces pranë ICSID (International Centre for Settlement of Investment Disputes), institucioni i Grupit të Bankës Botërore që administron mosmarrëveshjet mes investitorëve të huaj dhe shteteve. Paralelisht, vetë shoqëria koncesionare e Aeroportit të Vlorës pritet të ndjekë një çështje të veçantë pranë LCIA (London Court of International Arbitration), një prej institucioneve të njohura ndërkombëtare për administrimin e arbitrazheve tregtare dhe kontraktore.

Nëse të dyja procedurat materializohen, Shqipëria mund të gjendet përballë dy proceseve të ndryshme ndërkombëtare për të njëjtin projekt, por të ngritura nga subjekte të ndryshme dhe mbi baza juridike të ndryshme. Përveç kostove të konsiderueshme të mbrojtjes ligjore, rezultati mund ta ekspozojë shtetin ndaj pretendimeve për dëmshpërblim, interesa dhe shpenzime arbitrazhi, në varësi të kërkesave që do të paraqiten dhe vendimeve të tribunaleve.

Global Arbitration Review shkruan se Shqipëria përballet me kërcënimin e dy proceseve të veçanta të arbitrazhit ndërkombëtar për Aeroportin e Vlorës, ndërsa konflikti për koncesionin dhe vonesat në përfundimin e projektit po hyn në një fazë të re ligjore.

Një nga projektet më të shumëpërfolura të infrastrukturës shqiptare po përballet me një krizë të dyfishtë juridike. Sipas revistës ‘Global Arbitration Review’, Shqipëria rrezikon të përballet me dy pretendime të ndara arbitrazhi që lidhen me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

Në njërin front është MABCO Constructions, kompania zvicerane e lidhur me biznesmenin dhe ish-presidentin e Kosovës, Behgjet Pacolli. Kompania ka paralajmëruar nisjen e një procedure investimi kundër Shqipërisë në kuadër të ICSID, mekanizmi ndërkombëtar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të investimeve.

Në frontin tjetër qëndron vetë kompania koncesionare e aeroportit, e cila, sipas raportimeve, po shqyrton një procedurë të veçantë në LCIA, arbitrazhi ndërkombëtar me seli në Londër. Kjo do të thotë se i njëjti projekt mund të përfundojë në dy beteja të ndryshme ligjore ndërkombëtare.

Në qendër të konfliktit ndodhet vendimi i autoriteteve shqiptare për të ndërmarrë procedurat për zgjidhjen e kontratës së koncesionit.

Kështu është krijuar një kontradiktë thelbësore: shteti shqiptar argumenton se koncesionari nuk e përmbushi detyrimin për ta përfunduar aeroportin, ndërsa investitori pretendon se vetë institucionet shqiptare kanë kontribuar në pamundësimin e përfundimit të tij.

Nëse pretendimet pranohen nga tribunalet përkatëse, Shqipëria mund të përballet me kërkesa për kompensim, interesat dhe kostot ligjore./OraNews

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraFotot e Ergys Agasit pas arrestimit, pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”
Artikulli Pas Serbia kryeson! Ja cilat janë vendet më të rrezikshme në Evropë për drejtimin e automjeteve

Të ngjashme

Kush është Ermir Ndreaj, trafikanti i drogës që përmend kryeministrin e Shqipërisë në përgjime

28/08/2026

“Goditje” nga burgu, Veliaj shkarkon Anuela Ristanin

28/08/2026

Hetim në Holandë: Philip Morris përdori AI në fushatën kundër rregullave të reja të BE-së

28/08/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Kush është Ermir Ndreaj, trafikanti i drogës që përmend kryeministrin e Shqipërisë në përgjime

28/08/2026

“Goditje” nga burgu, Veliaj shkarkon Anuela Ristanin

28/08/2026

Hetim në Holandë: Philip Morris përdori AI në fushatën kundër rregullave të reja të BE-së

28/08/2026

SPAK i rëndon pozitën Ergys Agasit, në dosje hyn edhe korrupsioni pasiv

28/08/2026

TRONDITËSE/ Gjendet një kufomë e dekompozuar në grykëderdhjen e Semanit

28/08/2026
Më të lexuarat

50 shtetas nga Izraeli pronotuan një hotel në Rinas, ja pse qëndruan një natë ne Aerport…

25/08/2026

Gledis Nano feston ditëlindjen, “dhurata” vjen nga Siria: 5 shqiptarë kthehen në atdhe…

26/08/2026

Lamallari e shkarkoi, reagon Arben Cara: Zjarri nuk luftohet me lajme dhe fotografi!

22/08/2026

“Love you, Juli”, ish-komandoja rrëfen historinë e Uljan Shpatarakut

27/08/2026

Vriten babë e bir në Dukagjin, policia njoftim zyrtar: I plagosuri në gjendje kritike

23/08/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?