Ekzekutohet masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për 2 shtetas të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Gjithashtu, po punohet për kapjen e shtetasit David Isaac alias Indrit Kolleshi alias Indrit Aliu, banues në Tiranë, i cili u shpall në kërkim në kuadër të operacionit, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Shpallet në kërkim një 41-vjeçar, të cilit Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Në kuadër të operacionit, u ekzekutua masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, caktuar nga Gjykata, për shtetasit:
O. O., 44 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë punonjëse e një njësie administrative në Tiranë;
A. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile.
Gjithashtu, po punohet për kapjen e shtetasit David Isaac alias Indrit Kolleshi alias Indrit Aliu, banues në Tiranë, i cili u shpall në kërkim në kuadër të operacionit, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Indrit Aliu ka qene i dënuar edhe me pare per mashtrim me shume te mëdha parash.. Ndersa se fundmi eshte rikthyer ne skenën mediatike pas nje takimi me Elisa Spiropalin teksa konsumonin nje kafe sebashke.
Nga hetimet dyshohet se shtetasi D. I. ka aplikuar për ndryshimin e emrit të tij, me dokument identifikimi të falsifikuar, ndërsa shtetasja O. O. dhe shtetasi A. K. dyshohet se kanë kryer procedurat në vijim të këtij aplikimi, pa kryer verifikimet përkatëse mbi dokumentacionin e paraqitur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
