Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E shtunë, 29 Gusht 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Aktualitet»Operacioni i RENEA-s në Korçë dështon: I dënuari me 18 vite burg nuk gjendet

Operacioni i RENEA-s në Korçë dështon: I dënuari me 18 vite burg nuk gjendet

0
Nga e-Post.al në 29/08/2026 Aktualitet, Kronikë, Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Ky është personi që policia e Korçës dhe reparti Special RENEA, kërkonin mëngjesin e sotëm.

Policia kishte mundur të merrte informacion se Mjallaq, (Mihallaq), Petrika Përgjika ishte vendosur në një apartament në qytetin e Korçës, ndaj është kërkuar ndërhyrja e specializuar e forcave RENEA.

Por pas kontrolleve të kryera nuk është arritur të gjendet asnjë gjurmë e Përgjikës, ndaj policia është tërhequr pa asnjë rezultat.

Përgjika është dënuar në mungesë me 18 vite burgim për akuzën e vrasjes së shtetasit Pëllumb Çollaku dhe “Mbajtje pa lejë të armëve”.

Vrasja e Çollakut ka ndodhur në vitin 2008 ndërsa Përgjika rezulton të jetë identifikuar në muajin qershor 2009 nga policia e Korçës.Ngjarja e rende është shënuar në aksin rrugor Korçë-Voskopojë.

Në mes të rrugës, mesditën e 3 janarit, kalimtarë të rastësishëm gjetën trupin e 24-vjeçarit Pellumb Çollaku, i cili ishte ekzekutuar me një plumb në kokë.

I riu u gjet rreth një javë pasi familjarët kishin denoncuar në polici zhdukjen e tij, ndërsa nga policia u bë e ditur se djaloshi duhet të jetë vrarë disa ditë para se të gjendej.

Sipas policisë, një plumb në kokë dhe tre të tjerë në trup i kanë marrë jetën 24-vjeçarit Pellumb Çollaku nga qyteti i Korçës.Ai është gjetur i vdekur në rrugën e Voskopojës, i hedhur buzë rrugës, në afërsi të fshatit Voskop.

Viktima është identifikuar menjëherë nga policia, pasi prej disa ditësh ai kërkohej si person i zhdukur.

Disa kalimtarë të rastit ishin të parët që kanë vënë re një kufomë të hedhur në rrugë dhe më pas kanë sinjalizuar policinë.

Pëllumb Çollaku ishte shpallur i humbur nga familjarët me datë 26 dhjetor të vitit 2008 me një denoncim në Komisariatin e Policisë së Korçës.Një javë pas këtij denoncimi, ai është gjetur i vrarë në anë të rrugës pranë fshatit të tij të origjinës.

Viktima prej pak kohësh ishte vendosur me banim në qytetin e Korçës, pasi ishte kthyer nga emigrimi në Greqi.

Sipas policisë, Pellumb Çollaku ka qenë emigrant në Greqi, por është dënuar nga ana e drejtësisë greke për trafik lëndësh narkotike dhe pasi ka dalë nga burgu është kthyer në Shqipëri dhe është vendosur në qytetin e Korçës.

Sipas hetimeve, ai është vrarë për pazare droge.Pesë muaj pas vrasjes se tij, ka ardhur identifikimi i autorit.Policia e Shtetit ka deklaruar se për vrasjen me armë zjarri të shtetasit Pëllumb Gurali Çollaku, filloi procedimi penal per shtetasin Mjallaq Petrika Pergjika, 28 vjeç, banues ne Korçë, me arsim tetë klasë.

Ai ka qenë i shpallur në kërkim edhe më parë nga Interpol-Tirana, por nuk janë dhënë më shumë detaje në lidhje me akuzën tjetër që rëndon mbi

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraNga berberi në xhami, më pas kallashnikovi: Xhaxhai niset për hakmarrje ndaj autorëve
Artikulli Pas Rama përgatit “fshesën” e shtatorit, 5 ministra në rrezik largimi

Të ngjashme

913 bimë kanabisi në një shtëpi, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Spanjë

29/08/2026

Rama përgatit “fshesën” e shtatorit, 5 ministra në rrezik largimi

29/08/2026

Nga berberi në xhami, më pas kallashnikovi: Xhaxhai niset për hakmarrje ndaj autorëve

29/08/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

913 bimë kanabisi në një shtëpi, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Spanjë

29/08/2026

Rama përgatit “fshesën” e shtatorit, 5 ministra në rrezik largimi

29/08/2026

Operacioni i RENEA-s në Korçë dështon: I dënuari me 18 vite burg nuk gjendet

29/08/2026

Nga berberi në xhami, më pas kallashnikovi: Xhaxhai niset për hakmarrje ndaj autorëve

29/08/2026

“Krahu i djathtë” i Prodës dhe “shoferi” i Agasit/ 7 armë në banesën e Shpatarakut

29/08/2026
Më të lexuarat

50 shtetas nga Izraeli pronotuan një hotel në Rinas, ja pse qëndruan një natë ne Aerport…

25/08/2026

Gledis Nano feston ditëlindjen, “dhurata” vjen nga Siria: 5 shqiptarë kthehen në atdhe…

26/08/2026

“Love you, Juli”, ish-komandoja rrëfen historinë e Uljan Shpatarakut

27/08/2026

Vriten babë e bir në Dukagjin, policia njoftim zyrtar: I plagosuri në gjendje kritike

23/08/2026

EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Shkodër, viktimat babë e bir! Një tjetër i plagosur

23/08/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?