Një lëvizje e re në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit duket se ka hasur në një të papritur.
Sipas burimeve jozyrtare , drejtuesi i lartë i Policisë, Gjovalin Loka, ishte parashikuar të merrte drejtimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.
Por transferimi nuk është pranuar nga Loka. Burimet pretendojnë se ai ka refuzuar detyrën dhe nuk ka pranuar të zhvendoset në Berat.
Ky zhvillim vjen në një periudhë kur në strukturat e Policisë së Shtetit po diskutohen dhe po zbatohen disa lëvizje në nivelet drejtuese. Megjithatë, deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar që të konfirmojë emërimin e Lokës apo arsyet e refuzimit të pretenduar.
Drejtoria e Policisë së Beratit është drejtuar më herët nga Luigj Vathi, ndërsa mbetet e paqartë se kush do të jetë emri që do të marrë drejtimin e kësaj strukture.
