Ulian Shpataraku, ish-zv/drejtor i Policisë së Elbasanit, është lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” nga GJKKO dhe do tw vuaj paraburgimin në IEVP Peqin.
Por vendosja e tij në këtë institucion ngre pikëpyetje për sigurinë e ish-zyrtarit të lartë policisë. Burgu i Peqinit ndodhet në zonën ku ai ka ushtruar detyrën si drejtues policie .Gjatë viteve të shërbimit në Policinë e Elbasanit, Shpataraku ka qenë i përfshirë në një sërë operacionesh policore, arrestimesh dhe procedimesh ndaj personave me precedentë kriminalë.
Pikërisht për këtë arsye, nuk përjashtohet mundësia që në ambientet e burgut të ndodhen persona që ai i ka arrestuar, ndaluar apo që kanë pasur përplasje me strukturat e Policisë së Elbasanit gjatë kohës kur ai ka ushtruar detyrën.
Në çdo rast, vlerësimi i këtij rreziku duhet t’u takojë autoriteteve kompetente, të cilat duhet të garantojnë që masa e sigurisë “arrest me burg” të mos kthehet në një rrezik shtesë për sigurinë e vetë personit të arrestuar.
