Një lajm lidhur me biznesmenin dhe Presidentin e BALFIN Group, Samir Mane, ka qarkulluar në media dhe rrjete sociale, ku pretendohet se atij i është bllokuar pasaporta dhe i është ndaluar lëvizja nga autoritetet.
Për të verifikuar informacionin, EPOST kontaktoi zyrën e medias së BALFIN Group.
Në përgjigjen e dhënë për EPOST, grupi e mohon kategorikisht pretendimin për bllokimin e pasaportës apo ndalimin e lëvizjes së Samir Manes.
“Nuk ka asnjë bllokim apo ndalim të lëvizjes apo pasaportës së z. Samir Mane. Janë 100% fake news”, thuhet në përgjigjen e zyrës së medias së BALFIN Group.
Pretendimi vjen në një kohë kur Samir Mane është paraqitur së fundmi në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të një çështjeje që është raportuar në media.
Megjithatë, deri në këtë moment, pretendimi specifik për bllokimin e pasaportës apo ndalimin e lëvizjes së Manes mohohet nga BALFIN Group, e cila e cilëson informacionin si “100% fake news”.
