Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në Tiranë, ku një 58-vjeçare u vra me thikë nga bashkëshorti i saj, teksa ndodhej në banesën e vajzës për t’u kujdesur për nipërit e mitur.
Viktima është Lumturie Patushi, 58-vjeçarja që shihni në foton e mëposhtme.
Autor i krimit është bashkëshorti i saj, 68-vjeçari Hysni Patushi. Sipas informacioneve, krimi ka ndodhur në prani të dy nipërve të mitur, 10 dhe 14 vjeç. Në banesë ndodhej edhe dhëndri i viktimës.
Pas vrasjes, 68-vjeçari është larguar nga vendngjarja, ndërsa thikën dyshohet se e ka hedhur poshtë pallatit. Policia e ka gjetur armën e krimit dhe më pas ka mundur ta arrestojë autorin në afërsi të Kamzës.
Sipas të dhënave paraprake, 68-vjeçari dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin e krimit
