Ndërkohë që Protesta e madhe e shqiptarëve që i kërkon dorëheqje të panegociueshme dhe po mbush 4 muaj, kur laku i hetimeve të SPAK po ngushtohet rreth tij, kryeministri Edi Rama duket se ka nevojë për një mrekulli të Zotit.
Ai së bashku me djalin e tij Gregor Rama dhe prefektin e Vlorës Vangjel Tavo, kanë udhëtuar ditën e djeshme drejt Greqisë, për të shkuar në shtetin Monastik të Athosit dhe në manastirin e shenjtë të madh të Vatopedhit, ku besohet se lutjet mund të sjellin mrekulli.
Sipas medieve greke, Edi Rama dhe djali I tij, kanë kaluar natën në këtë manastir për tu larguar prej andej vetëm mëngjesin e sotëm.
Sipas informacioneve dhe fotove të bëra publike, kryeministri mbërriti herët në mëngjes në Portin e Dafnit dhe më pas u takua me guvernatorin civil të Malit të Shenjtë, Alkiviadh Stefanin. Në vijim, u drejtua për në Manastirin e Shenjtë e të Madh të Vatopedhit, ku u prit nga igumeni, Jerond Efremi, dhe vëllazëria e manastirit.
