Duket se në politikën shqiptare nuk kopjohen vetëm fjalimet, qëndrimet apo mënyra e komunikimit.
Tani duket se po kopjohet edhe stili personal.
Edi Rama prej kohësh është shfaqur me aksesorë të ndryshëm në dorën e djathtë, mes tyre edhe një pe të kuqe, një detaj që është kthyer në pjesë të pamjes së tij karakteristike.
Por së fundmi, një detaj i ngjashëm është vënë re edhe te dy deputetët e rinj, Adi Qose dhe Admir Kadeli.
Dy emra të rinj në Kuvend, por me një detaj që të kujton menjëherë “look-un” e kryeministrit.
Rastësi?
Ndoshta.
Por pamja të çon menjëherë te një pyetje me humor: a kanë ardhur deputetët e rinj në Kuvend me idetë e tyre, apo edhe me “manualin e stilit” të Ramës?
Në politikë shpesh thuhet se nxënësit kopjojnë mësuesin.
Në këtë rast, duket se kopjimi nuk ka mbetur vetëm te politika.
Nga kostumi, te mënyra e komunikimit, e tani edhe te peja e kuqe në dorë.
