Një aksident është regjistruar këtë të shtunë në aksin Vlorë–Orikum, pranë zonës së quajtur “Kala”. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Audi” ka përplasur një grua që po lëvizte me foshnjën e saj 3-muajshe.
Nga përplasja, gruaja ka marrë lëndime të lehta. Fatmirësisht foshnja nuk ka pësuar dëmtime. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur dinamikën e aksidentit.
