Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E shtunë, 29 Gusht 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Aktualitet»Rama përgatit “fshesën” e shtatorit, 5 ministra në rrezik largimi

Rama përgatit “fshesën” e shtatorit, 5 ministra në rrezik largimi

0
Nga e-Post.al në 29/08/2026 Aktualitet, Politikë
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, e sjellë nga Rama për lidhjen e fortë të miqësisë familjare që kishin po aq sa edhe për eksperiencën e saj të cmuar akademike duhet thënë, është mes emrave që mund të mos rikonfirmohet nga Rama. Në këtë pikë ku ka degraduar shëndetësia e sidomos korrupsioni endemik në këtë sektor, Sala është e pafuqishme për të ndryshuar asgjë.

Petrit Malajn kur e dëgjuam për herë të parë nga goja e Ramës kur e emëroi Ministër të Financave, kujtuam se ishte aktori i famshëm i filmave të Kinostudios Shqipëria e Re që i bënte hosana regjimit komunist. Por jo, ky ishte Petrit Malaj i Belinda Ballukut, një riosh në politikë dhe jetën publike. Burimi ynë tregoi se edhe ai është mes emrave të mundshëm për t’u larguar nga Edi Rama.

Andis Salla që u katapultua si model i suksesshëm i kryebashkiakut të përkushtuar në provincë, sidomos me fermerët, duket se nuk shkëlqeu sa duhet në krye të Ministrisë së Bujqësisë. Dhe me gjasë mund të mbahet mend vetëm për dy gjëra; premtimet boshe e të përmuajshme për hapje të programit IPARD, si dhe fotografia nga plazhi duke luajtur shah me kryebashkiakun e Librazhdit teksa vendi ishte në flakë nga zjarret.

Rezultati zgjedhor në 2025 në Tiranë duket se nuk e ndihmon dot Blendi Gonxhen për të vijuar të mbajë postin e ministrit të Turizmit dhe Kulturës. Aq më tepër po të flasim pastaj për shifrat dhe ecurinë e këtij sezoni turistik. Bashkë me largimin e mundshëm nga qeveria, Gonxhja shihet shumë larg edhe ambicies së tij të madhe, në emër të së cilës mblodhi vota një vitë më parë, për t’u bërë kryetar bashkie në Tiranë.

Një vit pasi Rama e nxorri si pullumb nga xhepi i xhaketës së Mirela Kumbaros, shqiptarët nuk e dinë ende as sot se kush është Ministër Mjedisi. Djaloshi lozonjar, Sofjan Jaupaj, që nuk mbajti kurrë një qëndrim për Zvërnecin, për Bënjën, djegien e pyjeve e plot krime të tjera mjedisore, me shumë mundësi nuk do të rikonfirmohet në qeveri më 5 shtator. Edhe ai mund të jetë njësoj si Gent Caka në kohën e vet. U shfaq, qëndroi pak dhe pastaj u zhduk pa asnjë gjurmë e jo më pastaj kontribut politik apo publik.

 

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraOperacioni i RENEA-s në Korçë dështon: I dënuari me 18 vite burg nuk gjendet
Artikulli Pas 913 bimë kanabisi në një shtëpi, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Spanjë

Të ngjashme

913 bimë kanabisi në një shtëpi, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Spanjë

29/08/2026

Operacioni i RENEA-s në Korçë dështon: I dënuari me 18 vite burg nuk gjendet

29/08/2026

Nga berberi në xhami, më pas kallashnikovi: Xhaxhai niset për hakmarrje ndaj autorëve

29/08/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Përleshje me lopata në Korçë, dy persona përfundojnë në spital

29/08/2026

Aksident në aksin Vlorë–Orikum/ “Audi” përplas nënën me foshnjën 3-muajshe

29/08/2026

913 bimë kanabisi në një shtëpi, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Spanjë

29/08/2026

Rama përgatit “fshesën” e shtatorit, 5 ministra në rrezik largimi

29/08/2026

Operacioni i RENEA-s në Korçë dështon: I dënuari me 18 vite burg nuk gjendet

29/08/2026
Më të lexuarat

50 shtetas nga Izraeli pronotuan një hotel në Rinas, ja pse qëndruan një natë ne Aerport…

25/08/2026

Gledis Nano feston ditëlindjen, “dhurata” vjen nga Siria: 5 shqiptarë kthehen në atdhe…

26/08/2026

“Krahu i djathtë” i Prodës dhe “shoferi” i Agasit/ 7 armë në banesën e Shpatarakut

29/08/2026

“Love you, Juli”, ish-komandoja rrëfen historinë e Uljan Shpatarakut

27/08/2026

Vriten babë e bir në Dukagjin, policia njoftim zyrtar: I plagosuri në gjendje kritike

23/08/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?