Uljan Shpataraku , ‘shoferi’ i Ergys Agasit, i arrestuar per perkrahje te autorit te krimit u perjashtua nga policia disa jave me pare ndersa ndaj tij nisen procedurat edhe per heqjen e lejes se armes, qe zoteronte per shkak te funksionit.
Gjate procedurave u zbulua se ish-zyrtari i larte policor i njohur si krahu i djathte i ish-kryepolicit Ilir Proda mbante po me leje, nje arsenal te vertet armesh private ne banese.
Behet fjale per 3 pistoleta, 2 shtotgan dhe 2 pushke te cilat i jane sekuestruar.
Mbetet per tu pare nese SPAK do ta hetoje Shpatarakun si pjese e grupit kriminal te ‘shefit’ te tij Ergys Agasi i arrestuar gjate nje operacioni te kordinuar mes BKH dhe policise se shtetit.
Po ashtu per Shpatarakun ka indicie se ka patur precedent penal ne te kaluaren jashte vendit te cilat nuk i ka deklaruar por qe kerkojne nje hetim te thelluar te autoriteteve.
