Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E shtunë, 29 Gusht 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Aktualitet»Hetim në Holandë: Philip Morris përdori AI në fushatën kundër rregullave të reja të BE-së

Hetim në Holandë: Philip Morris përdori AI në fushatën kundër rregullave të reja të BE-së

0
Nga e-Post.al në 28/08/2026 Aktualitet, Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Philip Morris në qendër të një skandali në Europë, përdori inteligjencën artificiale për të krijuar qindra përgjigje të rreme “qytetarësh” në përpjekje për të kundërshtuar rregullat e reja të Bashkimit Europian për cigaret elektronike.

Zbulimi është bërë nga një hetim i transmetuesit holandez NOS dhe platformës së gazetarisë investigative Pointer, të cilat kanë analizuar dhjetëra mijëra përgjigje të dërguara në kuadër të një konsultimi publik të Komisionit Europian.

BE-ja po përgatit ndryshimet më të mëdha në rregullat e duhanit në rreth 15 vite. Masat e reja synojnë kryesisht produktet alternative ndaj cigareve tradicionale, përfshirë cigaret elektronike, duhanin e nxehtë dhe qeset e nikotinës.

Këto produkte kanë një rëndësi të madhe për Philip Morris, pasi përbëjnë rreth 40% të të ardhurave të kompanisë.

Në kuadër të konsultimit të Komisionit Europian, Philip Morris nisi një fushatë me sloganin “Zëri Juaj, Zgjedhja Juaj”. Në dyqane duhani në Holandë u vendosën postera të verdhë me kode QR, të cilët i drejtonin qytetarët drejt një mjeti online.

Përdoruesit fillimisht u përgjigjeshin disa pyetjeve me alternativa dhe më pas kishin mundësi të gjeneronin një tekst në vetën e parë, të cilin mund ta dërgonin si përgjigje në konsultimin e Komisionit Europian.

Vetëm në Holandë, ky proces u përdor më shumë se 700 herë.

Por analiza e NOS dhe Pointer ka zbuluar një tjetër element shqetësues. Nga rreth 65 mijë përgjigje të mbledhura nga 15 vende europiane, rreth 30% rezultuan se dukeshin të shkruara me ndihmën e inteligjencës artificiale.

Në Holandë, shifra ishte shumë më e lartë, duke arritur në 71%. Kjo e renditi vendin të dytin në Europë, pas Portugalisë.

Në total, konsultimi për propozimet e reja mori rreth 80 mijë përgjigje. Shifra është jashtëzakonisht e lartë krahasuar me konsultimet e zakonshme të Komisionit Europian, pasi rreth 97% e konsultimeve të tilla marrin më pak se 1 mijë përgjigje.

Ekspertët e cituar nga NOS e kanë përshkruar këtë si një version modern të një taktike të vjetër lobimi: krijimin e një pamjeje të mbështetjes së gjerë nga qytetarët, ndërkohë që pas fushatës qëndron një interes i organizuar industrial.

Rasti ka shkaktuar reagime të forta edhe në institucionet europiane.

Komisioni Europian ka deklaruar se është “shumë i shqetësuar” dhe ka dënuar përpjekjet e supozuara të industrisë së duhanit për të ndikuar procesin. Komisioni ka bërë të ditur se do të marrë në konsideratë edhe përdorimin e fushatave të bazuara në inteligjencën artificiale gjatë vlerësimit të përgjigjeve të marra.

Në Holandë, disa deputetë kanë reaguar ashpër. Kreu i CDA-së, Henri Bontenbal, e akuzoi Philip Morris se “thjesht po mashtronte”, ndërsa liderja e ChristenUnie, Mirjam Bikker, e cilësoi këtë praktikë si një “rrëmbim të demokracisë”.

Philip Morris, nga ana tjetër, i ka mohuar akuzat për manipulim. Kompania ka deklaruar se përdori funksione standarde të inteligjencës artificiale për t’i bërë tekstet më të lexueshme dhe e konsideron fushatën si “një kontribut legjitim” në procesin demokratik.

Por polemika është thelluar edhe më tej.

Një grup specialistësh holandezë të mushkërive ka paraqitur një ankesë pranë organit të standardeve të reklamimit, duke argumentuar se fushata mund të shkelë ndalimin e reklamimit të duhanit dhe se ajo mund të ketë mashtruar publikun.

Sipas specialistëve, mjeti i ofruar nga fushata i ndihmonte përdoruesit që kundërshtonin rregullat e reja të ndërtonin argumentet e tyre, ndërsa nuk ofronte të njëjtën mundësi për personat që dëshironin të mbështesnin shtrëngimin e legjislacionit

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraSPAK i rëndon pozitën Ergys Agasit, në dosje hyn edhe korrupsioni pasiv
Artikulli Pas “Goditje” nga burgu, Veliaj shkarkon Anuela Ristanin

Të ngjashme

Njoftim mbi situatën e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

28/08/2026

Kush është Ermir Ndreaj, trafikanti i drogës që përmend kryeministrin e Shqipërisë në përgjime

28/08/2026

“Goditje” nga burgu, Veliaj shkarkon Anuela Ristanin

28/08/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Njoftim mbi situatën e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

28/08/2026

Kush është Ermir Ndreaj, trafikanti i drogës që përmend kryeministrin e Shqipërisë në përgjime

28/08/2026

“Goditje” nga burgu, Veliaj shkarkon Anuela Ristanin

28/08/2026

Hetim në Holandë: Philip Morris përdori AI në fushatën kundër rregullave të reja të BE-së

28/08/2026

SPAK i rëndon pozitën Ergys Agasit, në dosje hyn edhe korrupsioni pasiv

28/08/2026
Më të lexuarat

50 shtetas nga Izraeli pronotuan një hotel në Rinas, ja pse qëndruan një natë ne Aerport…

25/08/2026

Gledis Nano feston ditëlindjen, “dhurata” vjen nga Siria: 5 shqiptarë kthehen në atdhe…

26/08/2026

“Love you, Juli”, ish-komandoja rrëfen historinë e Uljan Shpatarakut

27/08/2026

Vriten babë e bir në Dukagjin, policia njoftim zyrtar: I plagosuri në gjendje kritike

23/08/2026

EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Shkodër, viktimat babë e bir! Një tjetër i plagosur

23/08/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?