Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E shtunë, 29 Gusht 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Aktualitet»Nga dosja korruptive e ARRSH-së te tenderi i Kamzës: NET Group fiton 5.3 mln lekë

Nga dosja korruptive e ARRSH-së te tenderi i Kamzës: NET Group fiton 5.3 mln lekë

0
Nga e-Post.al në 27/08/2026 Aktualitet, Investigim, Kronikë, Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Kompania NET Group, e cila ishte në pronësi të Valter Begajt, mikut të Evis Berberit, është duke vijuar normalisht aktivitetin e saj, pavarësisht se po gjykohet në GJKKO si pjesë e dosjes korruptive të ish-kreut të ARRSH.

Bashkia e Kamzës e ka shpallur fituese shoqërinë NET Group, që aktualisht është në pronësi të shtetases Loreta Vallja, të një tenderi me vlerë rreth 60 mijë euro. Bëhet fjalë për tenderin me objekt: Hartim Analize e Detyrës së Projektimit, Projekt-Ideja, Projekt Zbatim, Preventiv Përfundimtar, “Ndërtim Qendër Shëndetësore, Kamëz”.

Në garë kanë marrë pjesë disa operatorë ekonomikë, ndërsa janë skualifikuar edhe ata me ofertën ekonomike më të ulët, siç është rasti i shoqërive INFRATECH apo DERBI-E.

Sikur të mos mjaftonte skualifikimi i operatorëve ekonomikë me ofertë më të ulët se fituesi, Bashkia e Kamzës, që drejtohet nga Rakip Suli, ka “shpikur” një ekstraprocedurë për të shpallur fitues NET Group.

Sipas dokumenteve të tenderit, shoqëria që dikur bënte transaksionet e fondeve publike në llogaritë e kompanisë së Evis Berberit i është nënshtruar procedurës së shortit me kompaninë GRAMA, me të cilën çuditërisht është futur në garë me të njëjtën vlerë të ofertës ekonomike për këtë tender, konkretisht: Vlera 5.368.000 (pesë milionë e treqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë) lekë pa TVSH. Nga shorti, ka rezultuar fitues pikërisht kompania NET Group për tenderin e projektimit të Qendrës Shëndetësore të Kamzës.

Në qershor të vitit 2025, SPAK mbylli hetimet për ish-kreun e ARRSH-së, Evis Berberi, duke dërguar dosjen për gjykim për akuza të rënda penale si: korrupsioni, pastrimi i parave, etj. Në gjykim u dërguan edhe dy kompanitë, NET Group dhe DAAM sh.p.k., të cilat ishin përdorur nga Evis Berberi për të përvetësuar fondet publike.

Konkretisht, Evis Berberi firmoste tendera për kompaninë e mikut të tij, Valter Begaj, NET Group, dhe më pas Begaj transferonte nëpërmjet kësaj kompanie paratë te kompania DAAM, që ishte në pronësi të Evis Berberit. Sipas SPAK, është vërtetuar që nëpërmjet dy kompanive janë kryer disa herë transaksione financiare, ndërsa ish-kreu i ARRSH-së ka tërhequr dhjetëra mijëra euro cash nga llogaritë e shoqërisë DAAM sh.p.k.

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraAksident tragjik në superstradën Lezhë-Shkodër, përplaset për vdekje 12-vjeçari
Artikulli Pas Zbulohet identiteti i viktimës që u hodh nga Ura në Klos, i dërgoi mesazh bashkëshortes para vendimit ekstrem

Të ngjashme

Përleshje me lopata në Korçë, dy persona përfundojnë në spital

29/08/2026

Aksident në aksin Vlorë–Orikum/ “Audi” përplas nënën me foshnjën 3-muajshe

29/08/2026

913 bimë kanabisi në një shtëpi, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Spanjë

29/08/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Përleshje me lopata në Korçë, dy persona përfundojnë në spital

29/08/2026

Aksident në aksin Vlorë–Orikum/ “Audi” përplas nënën me foshnjën 3-muajshe

29/08/2026

913 bimë kanabisi në një shtëpi, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Spanjë

29/08/2026

Rama përgatit “fshesën” e shtatorit, 5 ministra në rrezik largimi

29/08/2026

Operacioni i RENEA-s në Korçë dështon: I dënuari me 18 vite burg nuk gjendet

29/08/2026
Më të lexuarat

50 shtetas nga Izraeli pronotuan një hotel në Rinas, ja pse qëndruan një natë ne Aerport…

25/08/2026

Gledis Nano feston ditëlindjen, “dhurata” vjen nga Siria: 5 shqiptarë kthehen në atdhe…

26/08/2026

“Love you, Juli”, ish-komandoja rrëfen historinë e Uljan Shpatarakut

27/08/2026

Vriten babë e bir në Dukagjin, policia njoftim zyrtar: I plagosuri në gjendje kritike

23/08/2026

EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Shkodër, viktimat babë e bir! Një tjetër i plagosur

23/08/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?