Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E diel, 13 Shtator 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Kryesore»Misteri i rrëmbimit në mes të qytetit, Elvis Troqe shpallet i zhdukur nga Gjykata e Vlorës pas 8 vitesh

Misteri i rrëmbimit në mes të qytetit, Elvis Troqe shpallet i zhdukur nga Gjykata e Vlorës pas 8 vitesh

0
Nga e-Post.al në 11/09/2026 Kryesore, Aktualitet
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Tetë vite pasi humbi çdo kontakt me familjen, 24-vjeçari Elvis Troqe është shpallur zyrtarisht i zhdukur nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Vendimi është marrë më 15 qershor 2026 dhe është publikuar në Fletoren Zyrtare. Gjykata ka caktuar nënën e të riut, Marsela Troqe, si kujdestare për administrimin e pasurisë së tij, të luajtshme dhe të paluajtshme.

Zhdukja e Elvis Troqes daton më 17 korrik 2018. Atë mbrëmje, 24-vjeçari ishte larguar nga banesa dhe nuk u kthye më. Në atë periudhë, ai sapo ishte rikthyer nga Italia, ku kishte vuajtur një dënim për trafikim të lëndëve narkotike.

Babai i tij ka treguar për mediat se djali i kishte thënë se do të dilte për pak kohë dhe se kishte një surprizë për familjen. Sipas tij, Elvisi kishte përmendur edhe mundësinë e një fejese me një vajzë që, siç i kishte thënë, kishte njohur.

Por ajo që nisi si një dalje e zakonshme u kthye në një mister që vazhdon prej vitesh. Të dhënat e mbledhura gjatë hetimeve treguan se i riu ishte parë pranë një automjeti “Mercedes-Benz”, ngjyrë gri. Ai kishte përshëndetur personin që ndodhej në timon dhe më pas ishte futur në makinë. Në automjet, sipas të dhënave të bëra publike, ndodheshin edhe dy persona të tjerë.

Pas hipjes në automjet, nuk pati më asnjë gjurmë të 24-vjeçarit.

Pista e një largimi të vullnetshëm u vu në pikëpyetje nga hetimet. Në atë kohë, Prokuroria e Vlorës bëri me dije se në materialet e administruara kishte elementë që lidhnin ngjarjen me veprën penale të rrëmbimit të personit.

Për zbardhjen e rrethanave të zhdukjes u kryen një sërë veprimesh hetimore. Mes tyre ishin edhe kontrollet në banesën e Inez Hajrullës, i cili, sipas deklarimeve të tij, atë pasdite kishte dalë për të kryer fizioterapi dhe nuk kishte pasur njohje me Elvis Troqen.

Ndërsa koha ka kaluar dhe hetimi nuk ka dhënë ende një përgjigje përfundimtare mbi fatin e tij, gjykata ka marrë tashmë vendimin për ta shpallur Elvis Troqen zyrtarisht të zhdukur. Për familjen, megjithatë, tetë vite më pas mbetet ende e njëjta pyetje: çfarë ndodhi me 24-vjeçarin pasi hipi në atë automjet mbrëmjen e 17 korrikut 2018?

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraShkarkohet ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari! Zëvendësohet nga Ervin Demo
Artikulli Pas Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

Të ngjashme

OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

13/09/2026

Ndryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit

13/09/2026

“Mos hajde se do të vras”, kërcënoi 35-vjeçarin me kallashnikov, arrestohet i riu në Rrogozhinë

13/09/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

13/09/2026

Ndryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit

13/09/2026

“Mos hajde se do të vras”, kërcënoi 35-vjeçarin me kallashnikov, arrestohet i riu në Rrogozhinë

13/09/2026

“Çmenden” çmimet e ushqimeve në Shqipëri, shtrenjtohen 5 herë më shpejt se në BE

13/09/2026

Benet Beci i dha tender Besnik Leskajt pasi Leskaj i mori në punë të birin. Postet në administratë të djalit të kryebashkiakut të Shkodrës

13/09/2026
Më të lexuarat

“Do të zbardh krimet në Tiranë”. Emërohet zv.Drejtori i ri i Policisë Tiranë

07/09/2026

4iG kompania mëmë e One Albania drejt kolapsit? Parashikimi i Scope Ratings

08/09/2026

Superjahti i familjes mbretërore furnizohet në Durrës me Kastrati Energy

09/09/2026

Iris Luarasi, nga protesta te “ndryshimi i unazave”: Çfarë ndodhi me dorën e deputetes?

08/09/2026

Benet Beci i dha tender Besnik Leskajt pasi Leskaj i mori në punë të birin. Postet në administratë të djalit të kryebashkiakut të Shkodrës

13/09/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?