Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E diel, 13 Shtator 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Aktualitet»Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

0
Nga e-Post.al në 12/09/2026 Aktualitet, Kronikë, Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në terren pas stuhisë që përfshiu zonën.

Sipas të dhënave paraprake, pas motit të keq dhe dëmtimeve të shkaktuara në rrjetin elektrik, ekipet e OSHEE-së kanë dalë në terren për të ndërhyrë dhe rikthyer furnizimin me energji elektrike. Mes punonjësve që ndodheshin në terren ishte edhe elektricisti Klajd Zekthi, i cili fatkeqësisht nuk është kthyer më në shtëpi.

EPOST mëson se një prej pikave që kërkon hetim të plotë lidhet me kushtet në të cilat punonjësit e OSHEE-së dërgohen për të ndërhyrë në terren, veçanërisht në situata të motit ekstrem.

Burime paraprake ngrenë pikëpyetje mbi mungesën e pajisjeve dhe mjeteve të nevojshme të sigurisë në punë, të cilat duhet të garantojnë mbrojtjen e elektricistëve gjatë ndërhyrjeve në rrjet.

Në raste të tilla, kur ekipet punojnë nën presionin e rikthimit të energjisë pas stuhive, rreziku për punonjësit është veçanërisht i lartë. Për këtë arsye, është e domosdoshme të sqarohet nëse punonjësit kanë pasur në dispozicion të gjitha pajisjet mbrojtëse, mjetet teknike dhe kushtet e sigurisë të kërkuara për një ndërhyrje të tillë.

A ishte Klajd Zekthi i pajisur me të gjitha mjetet e sigurisë? A kishte ekipi në terren pajisjet e duhura për ndërhyrje në kushtet e krijuara nga stuhia? A ishin respektuar të gjitha protokollet e sigurisë?

Këto janë pyetje që tashmë kërkojnë përgjigje nga OSHEE, ndërsa rrethanat e sakta të ngjarjes pritet të përcaktohen nga hetimi i autoriteteve.

Humbja e jetës së një punonjësi në krye të detyrës e bën edhe më urgjente verifikimin e kushteve të punës së elektricistëve që përballen çdo ditë me situata të rrezikshme në terren.

EPOSTdo të ndjekë hap pas hapi hetimin dhe do të sjellë çdo të dhënë të re mbi rrethanat e tragjedisë, si dhe përgjigjet që OSHEE dhe institucionet përgjegjëse do të japin për kushtet e sigurisë në punë.

 

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli para”Maskë karnavalesh”- Akuzat e Arben Ahmetajt, Rama thyen heshtjen: Investova në një burim të ndotur
Artikulli Pas Shqipëria ka një kampion bote, Firdeus Demiraj shkëlqen në IFMA

Të ngjashme

OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

13/09/2026

Ndryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit

13/09/2026

“Mos hajde se do të vras”, kërcënoi 35-vjeçarin me kallashnikov, arrestohet i riu në Rrogozhinë

13/09/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

13/09/2026

Ndryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit

13/09/2026

“Mos hajde se do të vras”, kërcënoi 35-vjeçarin me kallashnikov, arrestohet i riu në Rrogozhinë

13/09/2026

“Çmenden” çmimet e ushqimeve në Shqipëri, shtrenjtohen 5 herë më shpejt se në BE

13/09/2026

Benet Beci i dha tender Besnik Leskajt pasi Leskaj i mori në punë të birin. Postet në administratë të djalit të kryebashkiakut të Shkodrës

13/09/2026
Më të lexuarat

“Do të zbardh krimet në Tiranë”. Emërohet zv.Drejtori i ri i Policisë Tiranë

07/09/2026

4iG kompania mëmë e One Albania drejt kolapsit? Parashikimi i Scope Ratings

08/09/2026

Superjahti i familjes mbretërore furnizohet në Durrës me Kastrati Energy

09/09/2026

Iris Luarasi, nga protesta te “ndryshimi i unazave”: Çfarë ndodhi me dorën e deputetes?

08/09/2026

Benet Beci i dha tender Besnik Leskajt pasi Leskaj i mori në punë të birin. Postet në administratë të djalit të kryebashkiakut të Shkodrës

13/09/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?