Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E diel, 13 Shtator 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Politikë»Beteja për pushtet në PS, Peçi dhe Kumbaro përplasen kokë më kokë

Beteja për pushtet në PS, Peçi dhe Kumbaro përplasen kokë më kokë

0
Nga e-Post.al në 02/09/2026 Politikë, Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Përplasjet brenda Partisë Socialiste në Qarkun e Gjirokastrës duket se kanë marrë një tjetër dimension. Në mbledhjen e fundit me deputetët dhe kryebashkiakët e qarkut, tensionet janë shfaqur hapur mes deputetit Tërmet Peçi dhe drejtueses politike të qarkut, Mirela Kumbaro.

Sipas burimeve, Peçi ka ngritur sërish shqetësimin për situatën e socialistëve në Tepelenë, duke pretenduar se një pjesë e njerëzve që kanë kontribuar për Partinë Socialiste kanë mbetur jashtë strukturave dhe vendeve të punës.

Kjo nuk është përplasja e parë mes dy figurave socialiste. Marrëdhëniet mes Peçit dhe Kumbaros janë tensionuar prej kohësh, veçanërisht pas vendimit të ish-kryebashkiakut të Tepelenës për të hyrë në garën për deputet.

Në prapaskenë, përplasja duket se lidhet edhe me peshën politike që secili kërkon të ketë në Qarkun e Gjirokastrës. Peçi, pas daljes nga drejtimi i bashkisë dhe kalimit në Parlament, ka tentuar të ruajë dhe të zgjerojë ndikimin e tij politik në Tepelenë, ndërsa Kumbaro vijon të jetë figura që drejton politikisht qarkun.

Gjatë fushatës elektorale, sipas burimeve, mes tyre ka pasur përplasje të vazhdueshme, ndërsa tashmë konflikti duket se është zhvendosur brenda strukturave të PS-së.

Peçi ka kundërshtuar në mënyrë të përsëritur mënyrën se si janë trajtuar mbështetësit e tij, ndërsa në muajt e fundit disa persona të afërt me ish-kryebashkiakun janë larguar nga detyrat që mbanin.

Përplasja mes dy socialistëve nuk duket thjesht si një debat për punësimet. Ajo lidhet me një betejë më të gjerë për kontrollin dhe ndikimin politik në Qarkun e Gjirokastrës, ku Peçi dhe Kumbaro tashmë përfaqësojnë dy qasje të ndryshme brenda së njëjtës forcë politike.

Dhe nëse tensionet do të vijojnë, beteja mes tyre pritet të bëhet edhe më e dukshme në strukturat lokale të Partisë Socialiste.

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraEdhe “numri 1” i Gjykatës së Lartë mbetet pa rrogë, Sadushi kërkon ndërhyrje urgjente
Artikulli Pas Atentat në Mirditë, ekzekutohet Viktor Bardhi! Gjendet makina e djegur e autorëve

Të ngjashme

OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

13/09/2026

Ndryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit

13/09/2026

“Mos hajde se do të vras”, kërcënoi 35-vjeçarin me kallashnikov, arrestohet i riu në Rrogozhinë

13/09/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

13/09/2026

Ndryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit

13/09/2026

“Mos hajde se do të vras”, kërcënoi 35-vjeçarin me kallashnikov, arrestohet i riu në Rrogozhinë

13/09/2026

“Çmenden” çmimet e ushqimeve në Shqipëri, shtrenjtohen 5 herë më shpejt se në BE

13/09/2026

Benet Beci i dha tender Besnik Leskajt pasi Leskaj i mori në punë të birin. Postet në administratë të djalit të kryebashkiakut të Shkodrës

13/09/2026
Më të lexuarat

“Do të zbardh krimet në Tiranë”. Emërohet zv.Drejtori i ri i Policisë Tiranë

07/09/2026

4iG kompania mëmë e One Albania drejt kolapsit? Parashikimi i Scope Ratings

08/09/2026

Superjahti i familjes mbretërore furnizohet në Durrës me Kastrati Energy

09/09/2026

Iris Luarasi, nga protesta te “ndryshimi i unazave”: Çfarë ndodhi me dorën e deputetes?

08/09/2026

Benet Beci i dha tender Besnik Leskajt pasi Leskaj i mori në punë të birin. Postet në administratë të djalit të kryebashkiakut të Shkodrës

13/09/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?