Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E shtunë, 29 Gusht 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Aktualitet»Shkollat shqiptare ndryshojnë rregullat: Ja çfarë nuk do të lejohet më

Shkollat shqiptare ndryshojnë rregullat: Ja çfarë nuk do të lejohet më

0
Nga e-Post.al në 27/08/2026 Aktualitet, Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Ministria e Arsimit dhe Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit kanë përcaktuar rregullat dhe prioritetet që do të shoqërojnë vitin e ri shkollor 2026-2027 në sistemin parauniversitar. Udhëzimi i përbashkët nr. 15, datë 18 gusht 2026, i botuar në Fletoren Zyrtare më 27 gusht, përcakton detyrimet për organizimin e procesit mësimor, tekstet shkollore, sigurinë e nxënësve, përdorimin e celularëve, programet e reja mësimore, digjitalizimin dhe vlerësimin e shkollave.

Një nga çështjet që merr vëmendje të posaçme është pajisja e nxënësve me libra. Shpërndarja dhe shitja e teksteve duhet të përfundojë përpara nisjes së procesit mësimor, ndërsa tekstet do të jenë falas për nxënësit e klasave I-V dhe në përdorim falas për klasat VI-IX të arsimit bazë publik. Për klasat I, VI dhe X parashikohet pajisja me tekste të reja ose të përditësuara gjatë vitit 2026. Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar duhet të raportojë në Ministrinë e Arsimit deri më 20 shtator për ecurinë e këtij procesi.

Viti i ri sjell ndryshime edhe në kurrikulë. Programet e reja lëndore për klasën e parë dhe klasën e gjashtë do të zbatohen për herë të parë gjatë vitit shkollor 2026-2027. Krahas tyre parashikohet përdorimi i moduleve kurrikulare, udhëzuesve për nivelet e arritjeve dhe materialeve për veprimtaritë praktike.

Në shkollat që disponojnë Laboratorë Smart, teknologjia duhet të përdoret jo vetëm për lëndën e TIK-ut, por edhe për metoda interaktive dhe simulime në shkencat e natyrës, matematikë, STEM, gjuhë të huaja, lëndë shoqërore dhe projekte ndërdisiplinore. Përdorimi dhe funksionimi i laboratorëve do të monitorohet dhe shkollat do të duhet të raportojnë në fund të çdo periudhe mësimore.

Ndryshime të rëndësishme prekin edhe gjimnazet. Për klasën X hyn në zbatim për herë të parë plani i ri mësimor i miratuar në tetor 2025, ndërsa të reja janë edhe programet e disa lëndëve të kurrikulës bërthamë dhe asaj me zgjedhje.

Një sinjal i fortë në udhëzimin e këtij viti lidhet me disiplinën dhe sigurinë në shkolla. Dita e parë nuk do të fokusohet vetëm te nisja e mësimit. Në të gjitha shkollat publike dhe private, nxënësit duhet të njihen me rregulloren e brendshme, të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, kodin e veshjes, rregullat e sigurisë dhe bashkëjetesës, si dhe masat që lidhen me përdorimin e telefonave celularë. Në këtë proces do të përfshihen mësuesit, kujdestarët, shërbimi psiko-social, oficerët e sigurisë dhe pjesa tjetër e stafit.

Për celularët, udhëzimi kërkon zbatimin e rregullave të miratuara që prej shtatorit 2025 për ndalimin e përdorimit të telefonit dhe pajisjeve të ndërlidhura me të në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitare. Drejtoritë e shkollave duhet të përfshijnë në rregulloret e tyre të brendshme edhe masa shtesë për zbatimin korrekt të këtij ndalimi.

Një tjetër prioritet është lufta kundër dhunës dhe bullizmit. Shkollat duhet të funksionojnë me ekipe “antibulling”, të kenë këndin “Stop dhunës në shkollë”, të monitorojnë punën e komisioneve të disiplinës dhe etikës dhe të organizojnë aktivitete ndërgjegjësuese. Udhëzimi kërkon gjithashtu raportim të rasteve të dhunës dhe zbatimin e protokolleve për identifikimin, parandalimin dhe raportimin e tyre.

Vëmendje e posaçme i kushtohet edhe braktisjes shkollore. Drejtoritë duhet të evidentojnë jo vetëm nxënësit që braktisin shkollën, por edhe ata që janë në rrezik braktisjeje. Çdo rast duhet të raportohet menjëherë te strukturat vendore të arsimit dhe të vihet në dijeni njësia administrative përkatëse. Në një kategori të veçantë do të evidentohen transferimet dhe largimet për shkak të migrimit të familjeve.

Paralelisht, administrimi i shkollave zhvendoset më tej drejt sistemit digjital. Mësuesit duhet të plotësojnë portofolin e tyre digjital në Sistemin e Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar, SMIP, duke ngarkuar certifikatat, trajnimet, konferencat, kreditet dhe kualifikimet profesionale. Dokumentet kryesore të shkollës, planet vjetore dhe dokumentacioni i stafit do të administrohen gjithashtu nëpërmjet sistemit.

Udhëzimi vendos edhe më shumë përgjegjësi mbi matjen e performancës. Çdo shkollë duhet të plotësojë deri më 3 shtator 2026 Kartën e Performancës për vitin shkollor 2025-2026 dhe ta bëjë atë publike për prindërit dhe komunitetin. Zyrat vendore të arsimit duhet t’i verifikojnë të dhënat deri më 10 shtator, ndërsa në fund të muajit do të shpallen shkollat e suksesshme.

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraVirusi i Nilit Perëndimor afrohet me Shqipërinë, Greqia raporton 232 raste dhe 19 viktima
Artikulli Pas I blinduar dhe i armatosur në Lezhë/ Kush është Arben Mhillaj, vëllai i të kërkuarit për dy vrasjet

Të ngjashme

Nga berberi në xhami, më pas kallashnikovi: Xhaxhai niset për hakmarrje ndaj autorëve

29/08/2026

Mashtrimi me inteligjencë artificiale, pronari i Exchange-it ofron shpërblim për Rigels Hysenin

29/08/2026

“Krahu i djathtë” i Prodës dhe “shoferi” i Agasit/ 7 armë në banesën e Shpatarakut

29/08/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Nga berberi në xhami, më pas kallashnikovi: Xhaxhai niset për hakmarrje ndaj autorëve

29/08/2026

Mashtrimi me inteligjencë artificiale, pronari i Exchange-it ofron shpërblim për Rigels Hysenin

29/08/2026

“Krahu i djathtë” i Prodës dhe “shoferi” i Agasit/ 7 armë në banesën e Shpatarakut

29/08/2026

Njoftim mbi situatën e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

28/08/2026

Kush është Ermir Ndreaj, trafikanti i drogës që përmend kryeministrin e Shqipërisë në përgjime

28/08/2026
Më të lexuarat

50 shtetas nga Izraeli pronotuan një hotel në Rinas, ja pse qëndruan një natë ne Aerport…

25/08/2026

Gledis Nano feston ditëlindjen, “dhurata” vjen nga Siria: 5 shqiptarë kthehen në atdhe…

26/08/2026

“Love you, Juli”, ish-komandoja rrëfen historinë e Uljan Shpatarakut

27/08/2026

Vriten babë e bir në Dukagjin, policia njoftim zyrtar: I plagosuri në gjendje kritike

23/08/2026

EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Shkodër, viktimat babë e bir! Një tjetër i plagosur

23/08/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?