Spitali Rajonal i Durrësit sqaroi sot se 52-vjeçari Artan Andoni ndodhet i shtruar në Reanimacion, ku po merr trajtim të specializuar mjekësor. Reagimi vjen pa pretendimeve në rrjetet sociale se pacienti ishte lënë pa shërbim shëndetësor. Kirurgu Naim Mediu shpjegon ndërhyrjen vaskulare të kryer, ecurinë e trajtimit dhe gjendjen aktuale të pacientit.
“Gjendja e pacientit është shumë e mirë pas ndërhyrjes që ka bërë sot rreth orës 02:00 mbasdite deri nga orën 04:00. Pavarësisht nga lloji i operacionit ka pasur një ecuri të mirë postoperatore. Pacienti jo vetëm që është gjallë po dhe në parametra shumë të mirë. Është zgjuar aktualisht në dhomën e terapisë intensive aty ku qëndrojnë të gjithë të sëmurët që kryejnë një operacion të tillë”, tha mjeku.
Spitali hedh poshtë gjithashtu pretendimet se pacienti ka humbur jetën apo është lënë në rrugë, duke sqaruar se çdo procedurë është ndjekur në përputhje me protokollet dhe në koordinim me shërbimin social, Policinë e Shtetit dhe familjarë.
