Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E diel, 13 Shtator 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Aktualitet»5 MILIONË EURO ose IK! Kërcënimi me armë që tronditi Vlorën

5 MILIONË EURO ose IK! Kërcënimi me armë që tronditi Vlorën

0
Nga e-Post.al në 03/09/2026 Aktualitet, Kronikë, Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Gjoba 5 milionë euro dhe kërcënimi me armë në hotelin në Radhimë, Policia zbardh ngjarjen: 5 të arrestuar, 6 në kërkim

Një ngjarje e rëndë e shoqëruar me kërcënime me armë zjarri, dhunë fizike dhe një gjobë prej 5 milionë eurosh është regjistruar sot në zonën e Radhimës, në Vlorë. Policia e Vlorës ka bërë të ditura detajet e operacionit të zhvilluar pas denoncimit të pronarit të një hoteli, shtetasit Vasil Bedinaj, i cili rreth orës 11:30 ka njoftuar uniformat blu se disa persona e kishin dhunuar dhe kërcënuar me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë janë organizuar dhe janë nisur drejt adresës së dhënë. Duke vlerësuar informacionin si tejet serioz, janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit të Vlorës, si dhe në Dhërmi.

Paralelisht, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës. Në kuadër të operacionit është kërkuar edhe bashkëpunimi i Drejtorive Vendore të Policisë Gjirokastër dhe Fier, të cilat kanë ngritur pika kontrolli në territoret përkatëse.

Range Rover-i nuk ndalon, përplaset te Ura e Peshkëpisë

Rreth orës 12:00, në pikën e kontrollit në Rrethin e Alikokës, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një automjet fuoristradë tip “Range Rover”, me ngjyrë të zezë, i cili nuk iu bind urdhrit për të ndaluar.

Automjeti ka vijuar lëvizjen në drejtim të fshatit Peshkëpi dhe është ndjekur nga shërbimet e Policisë. Në vendin e quajtur Ura e Peshkëpisë, drejtuesi ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke goditur barrierat mbrojtëse të urës.

Në automjet ndodheshin tre persona: Luan Muça, 55 vjeç, drejtues i mjetit, si dhe vëllezërit Klaudio Lleshaj, 29 vjeç, dhe Mandrit Lleshaj, 33 vjeç. Sipas Policisë, dy vëllezërit janë punonjës të SH.P.S.F. “Sëat Security”.

Si pasojë e aksidentit, Luan Muça dhe Mandrit Lleshaj kanë mbetur të dëmtuar dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës. Të dy, sipas Policisë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të automjetit, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, pistoletë, së bashku me një krehër me 16 fishekë luftarakë, në cilësinë e provës materiale.

Ndalohet një tjetër automjet i shpallur në kërkim në Fier

Operacioni është shtrirë edhe në territorin e qarkut Fier.

Rreth orës 13:00, pika e kontrollit e ngritur nga shërbimet e DVP Fier, në vendin e quajtur Mbikalimi i Memorialit, ka ndaluar një nga automjetet e shpallura në kërkim.

Në drejtimin e automjetit ndodhej shtetasi kosovar Blerim Heta, 40 vjeç.

Gjatë këqyrjes dhe kontrollit të automjetit, Policia ka konstatuar dëmtime në xhamin nga krahu i pasagjerit, të cilat dyshohet se janë shkaktuar me armë zjarri. Në brendësi të automjetit janë gjetur edhe tre fishekë pistolete.

Audi A8 digjet në bypass-in e Vlorës

Rreth orës 16:30, në bypass-in e Vlorës, pranë fshatit Kaninë, është konstatuar duke u djegur një automjet tip “Audi A8”.

Sipas Policisë, automjeti dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.

Si nisi konflikti: 5 milionë euro dhe ultimatum 48 orë

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këto momente, Policia thotë se ka rezultuar se shtetasi Luan Muça, së bashku me disa persona të tjerë, ka shkuar në hotelin në pronësi të Vasil Bedinajt.

Sipas hetimeve, personat e kanë kërcënuar me armë dhe e kanë dhunuar fizikisht pronarin e hotelit. Nën kërcënim, atij i është vendosur një gjobë prej 5 milionë eurosh.

Gjithashtu, sipas Policisë, Bedinaj është kërcënuar se, pas 48 orësh, duhej të largohej nga Shqipëria.

Në vijim të ngjarjes, shtetasi Angjelo Breshani dyshohet se ka shkuar te automjeti i Vasil Bedinajt, ka marrë armën e zjarrit që ky i fundit e posedon me leje dhe ka qëlluar në drejtim të automjeteve të personave që ndodheshin aty.

Pesë të arrestuar, gjashtë persona në kërkim

Në përfundim të veprimeve të kryera, Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të pesë shtetasve:

  • Luan Muça, 55 vjeç, banues në Tiranë;
  • Klaudio Lleshaj, 29 vjeç, banues në Tiranë;
  • Mandrit Lleshaj, 33 vjeç, banues në Tiranë;
  • Blerim Heta, 40 vjeç, shtetas kosovar;
  • Angjelo Breshani, 29 vjeç, banues në Vlorë.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim 6 shtetas të tjerë, si dhe 4 automjete që dyshohet se janë përfshirë në ngjarje.

Policia bën me dije se vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe të rolit të secilit prej personave të përfshirë.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

 

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraSpiropali pa “besë”: distancohet nga linja e Ramës
Artikulli Pas PSE SHISH U MBAJT JASHTË OPERACIONIT PËR ARRESTIMIN E ERGYS AGASIT?

Të ngjashme

OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

13/09/2026

Ndryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit

13/09/2026

“Mos hajde se do të vras”, kërcënoi 35-vjeçarin me kallashnikov, arrestohet i riu në Rrogozhinë

13/09/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

13/09/2026

Ndryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit

13/09/2026

“Mos hajde se do të vras”, kërcënoi 35-vjeçarin me kallashnikov, arrestohet i riu në Rrogozhinë

13/09/2026

“Çmenden” çmimet e ushqimeve në Shqipëri, shtrenjtohen 5 herë më shpejt se në BE

13/09/2026

Benet Beci i dha tender Besnik Leskajt pasi Leskaj i mori në punë të birin. Postet në administratë të djalit të kryebashkiakut të Shkodrës

13/09/2026
Më të lexuarat

“Do të zbardh krimet në Tiranë”. Emërohet zv.Drejtori i ri i Policisë Tiranë

07/09/2026

4iG kompania mëmë e One Albania drejt kolapsit? Parashikimi i Scope Ratings

08/09/2026

Superjahti i familjes mbretërore furnizohet në Durrës me Kastrati Energy

09/09/2026

Iris Luarasi, nga protesta te “ndryshimi i unazave”: Çfarë ndodhi me dorën e deputetes?

08/09/2026

Benet Beci i dha tender Besnik Leskajt pasi Leskaj i mori në punë të birin. Postet në administratë të djalit të kryebashkiakut të Shkodrës

13/09/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?