Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E diel, 13 Shtator 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Aktualitet»Thellohet skandali/ Kompania, që Nufi thotë se po prodhon armë, ka vetëm një magazinier të punësuar

Thellohet skandali/ Kompania, që Nufi thotë se po prodhon armë, ka vetëm një magazinier të punësuar

0
Nga e-Post.al në 11/09/2026 Aktualitet, Investigim, Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Në 23 prill të këtij viti gjatë një interpelance në Parlament, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi deklaroi se Shqipëria është duke prodhuar armë, të cilat po përdoren në konflikte.

“Dhe së fundmi kemi dhe shoqërinë AAT, Advanced Arms Technology, e cila prodhon armë dhe këto armë siç e thashë edhe një herë, janë sot në përdorim në konflikte diku. Jo patenta fiktive“,- deklaroi Ermal Nufi.

Kjo deklaratë e ministrit të Mbrojtjes është një mashtrim i madh publik. Kapitali ka siguruar dokumenta zyrtarë nga Tatimet. Shoqëria Advanced Arms Technology ka vetëm dy të punësuar. Këta janë administratorja, Arjeta Puca dhe magazinieri Serxhio Gj.

Këta janë dy të punësuarit e vetëm të shoqërisë Advanced Arms Technology, për të cilën ministri thotë se prodhon armë, që tashmë janë në përdorim në konflikte diku. Por problemi nuk qëndron vetëm nëse ministri mashtroi për të bërë propagandë dhe treguar arritje të paqëna të qeverisë.

Në këtë rast, shqetësimi është nëse kompania Advanced Arms Technology është përdorur vërtetë për trafik ndërkombëtar armësh.

Ky shqetësim përforcohet nga përgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj në intervistën e tij me çim Pekën, ku aksioneri i kompanisë Advanced Arms Technology, Ron Yeffet, flet për import armësh dhe municionesh nga Sudani dhe paketimin e tyre në Shqipëri.

Qeveria, e cila në këtë rast, është e kompromentuar për shkak të mashtrimit publik nuk mund të bëjë dot transparencën në mënyrë të paanshme për të sqaruar nëse AAT është përfshirë apo jo në trafik ndërkombëtar armësh.

Ndaj i takon organeve të prokurorisë, të thërrasin ministrin e Mbrojtjes si dhe të sekuestrojnë dokumentacionin në dogana për të verifikuar nëse kompania ka bërë importe ose eksporte armësh apo municionesh. Por një gjë është e sigurtë. Arjeta Puca dhe magazinieri Serxhio Gj. as mund të prodhojnë dhe as mund të paketojnë dot armë.

Ky është një rast ku qytetarët duhet të shpresojnë se ministri i mbrojtjes ka gënjyer. Në të kundërtën, nëse Advanced Arms Technology ka tregtuar më të vërtetë armë jashtë Shqipërisë, dyshimi i madh është se qeveria e Shqipërisë mund të jetë përfshirë në trafik ndërkombëtar armësh./Kapitali.al

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraAeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë
Artikulli Pas “Më vjen ndot”, ministrja Erjona Ismaili e sfidoi për të ardhur në Shqipëri, Arben Ahmetaj reagon nga arratia: Kush është kjo?

Të ngjashme

Ndryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit

13/09/2026

“Mos hajde se do të vras”, kërcënoi 35-vjeçarin me kallashnikov, arrestohet i riu në Rrogozhinë

13/09/2026

“Çmenden” çmimet e ushqimeve në Shqipëri, shtrenjtohen 5 herë më shpejt se në BE

13/09/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Ndryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit

13/09/2026

“Mos hajde se do të vras”, kërcënoi 35-vjeçarin me kallashnikov, arrestohet i riu në Rrogozhinë

13/09/2026

“Çmenden” çmimet e ushqimeve në Shqipëri, shtrenjtohen 5 herë më shpejt se në BE

13/09/2026

Benet Beci i dha tender Besnik Leskajt pasi Leskaj i mori në punë të birin. Postet në administratë të djalit të kryebashkiakut të Shkodrës

13/09/2026

Pacolli padit Ramën në Arbitrazh: Po na merr aeroportin e Vlorës për t’ia dhënë biznesmenit izraelit

13/09/2026
Më të lexuarat

“Do të zbardh krimet në Tiranë”. Emërohet zv.Drejtori i ri i Policisë Tiranë

07/09/2026

4iG kompania mëmë e One Albania drejt kolapsit? Parashikimi i Scope Ratings

08/09/2026

Superjahti i familjes mbretërore furnizohet në Durrës me Kastrati Energy

09/09/2026

Iris Luarasi, nga protesta te “ndryshimi i unazave”: Çfarë ndodhi me dorën e deputetes?

08/09/2026

Benet Beci i dha tender Besnik Leskajt pasi Leskaj i mori në punë të birin. Postet në administratë të djalit të kryebashkiakut të Shkodrës

13/09/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?