Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E premte, 31 Korrik 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Aktualitet»Si ndodhi tragjedia në Postribë, nëna 24-vjeçare tentoi të shpëtonte fëmijët!

Si ndodhi tragjedia në Postribë, nëna 24-vjeçare tentoi të shpëtonte fëmijët!

0
Nga e-Post.al në 30/07/2026 Aktualitet, Kronikë
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Detaje të reja kanë dalë nga tragjedia e rëndë që ndodhi një ditë më parë në fshatin Domen të njësisë administrative Postribë, në Shkodër, ku një 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur humbën jetën pasi banesa ku ndodheshin u përfshi nga flakët.

Sipas burimeve pranë grupit hetimor, trupat e viktimave janë gjetur të karbonizuar pranë njëri-tjetrit. Dyshohet se në çastet e fundit të jetës, e reja ka tentuar të shpëtojë fëmijët e saj, por nuk ka arritur të largohet nga shtëpia. Foshnja 1-vjeçare është gjetur në krahët e nënës, ndërsa fëmija tjetër pranë tyre.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, ekspertët kanë gjetur mbetjet e një bombole të vogël gazi, e cila është sekuestruar si provë materiale. Brenda banesës është konstatuar vetëm susta metalike e një shtrati, pasi gjithçka tjetër ishte shkatërruar nga zjarri.

Jashtë objektit janë gjetur edhe çantat me të cilat familja Çelaj kishte mbërritur në banesën e vjetër. Të gjitha provat e mbledhura do t’i nënshtrohen ekspertizës në Tiranë për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve, bashkëshorti i 24-vjeçares ka deklaruar se familja kishte marrë me vete edhe një shishe me benzinë, e cila do të përdorej për punime pastrimi dhe riparimi në banesë. Ai ka treguar se ishte larguar për pak minuta drejt një marketi për të blerë disa sende, ndërsa gjatë mungesës së tij shpërthyen flakët.

Sipas dyshimeve paraprake, zjarri mund të jetë shkaktuar gjatë tentativës së viktimës për të ndezur bombolën e gazit për gatim. Hetuesit po verifikojnë mundësinë që një rrjedhje gazi të ketë shkaktuar shpërthimin dhe përhapjen e menjëhershme të flakëve.

Një faktor që ka rënduar pasojat e ngjarjes ishte edhe vendndodhja e banesës. E izoluar dhe larg shtëpive të tjera, zjarri nuk u vu re menjëherë, ndërsa terreni i vështirë dhe mungesa e një njoftimi të hershëm penguan ndërhyrjen e shpejtë të shërbimeve të emergjencës.

Familja Çelaj jetonte prej vitesh në Gjermani dhe ishte kthyer në Shqipëri për pushime. Ata kishin shkuar në banesën e tyre të vjetër në Domen për ta pastruar dhe për të kaluar disa orë aty, por vizita u shndërrua në një tragjedi që ka prekur thellë opinionin.

shkoder tragjedia
Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraShkrihen 15 bashki, nga 61 të shkojnë në 46! Mbeten 12 qarqe!
Artikulli Pas Emri/ Ish-zyrtarja e PD-së merr drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit!

Të ngjashme

Qeveria nuk pyet për protesta! 885.500 m² në Vlorë shpallen zonë e lirë ndërtimi me tarifë 1 euro

30/07/2026

ALARM/Hiqni nga shtëpitë bombolat e vogla portokalli

30/07/2026

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria përshpejton lejet e qëndrimit për të huajt

30/07/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Mirdita nuk u bashkua me askënd, sepse është një emër që qëndron më vete!

30/07/2026

“Robi plaket kur don vet”/ Berisha komenton largimin e ish-zyrtarëve drejt PS: Fatkeqësi…

30/07/2026

“Më vendosi 2 implante në kockë që s’i mbante”/ Qytetarja: Kjo klinikë dentare në Tiranë më shkatërroi

30/07/2026

Qeveria nuk pyet për protesta! 885.500 m² në Vlorë shpallen zonë e lirë ndërtimi me tarifë 1 euro

30/07/2026

Vala e tmerrshme e të nxehtit, thahet liqeni

30/07/2026
Më të lexuarat

Kompania që helmoi policët e rinj shitet për 2 milionë euro, Sori-Al ndërron pronar

29/07/2026

SPAK thyen rekordin: 440 milionë euro pasuri nën sekuestro në vetëm 6 muaj

30/07/2026

U tha se vdiq në rrugë/ Spitali i Durrësit deklaratë publike: Artan Andoni është në reanimacion

29/07/2026

Nga BKH në elitën e drejtuesve të zbatimit të ligjit në SHBA, diplomohet Mentor Çuku

29/07/2026

Çfarë ndodhi? Policia e Shtetit anulon garën për emërimin e drejtorëve të tre departamenteve!

29/07/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?